Aktualitet

“Përgjegjësia personale”/ Si e përgënjeshtron Rama i 21 janar 2011, Edin e 15 shkurtit

16 Shkurt 2022, 14:58 Nga DOSJA
“Përgjegjësia personale”/ Si e përgënjeshtron

TIRANË- Kryeministri e zhvendosi në SHBA fushatën e shfajësimit për aferën e inceneratorëve. I gjendur në vështirësi nga jehona që ka marrë hetimi dhe nën presion nga interesimi i SHBA për luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në rastin e inceneratorëve, kryeministri për herë të parë belbëzon pa fantazi të njëjtën fjali. E fundit ishte tek Zëri i Amerikës, kur pyetjes së gazetarit ai ju përgjigj: “Kam besuar gjithmonë dhe vazhdoj të besoj se përgjegjësia është personale”. Që kur u hap çështja Tahiri, deri sot kur po i bien një nga një ministrat dhe po i hapen petët lakrorit gjigand të korrupsionit, ka nxjerrë përgjegjësinë personale, si besim të tijin.

Mund të diskutohet shumë, pse i mbronte kur i akuzonin, pse bënte mbledhje asambleje në kulmin e skandalit, pse nuk u shqetësua asnjëherë Kryeministri kur denoncoheshin, por më shumë se këto flet Edi Rama i vitit 2011.

Në 11 janar u publikua në Fiks Fare video-skandali Meta-Prifti. Meta i thoshte Priftit që një biznesmen do të jepte 700 mijë euro nëse mbaronte punë në Ministrinë e Ekonomisë që drejtohej nga ish – ministri i ndjerë. Të nesërmen Edi Rama doli me një deklaratë të fortë, në të cilët deklaronte: Është një nga epirsodet e panumërta që ndodhin prej kohësh në catinë e qeverisë së krijuar me vota të vjedhura për të vjedhur Shqipërinë. Sot ndodhi dicka më e rëndë, sepse ai që duhej të largohej dhe ai që duhet ta largonte, njëri zëvendës dhe tjetri Kryeministër, i dhanë popullit provën tronditëse se pse janë bërë bashkë, pse rrinë bashkë dhe pse duan të vazhdojën të rrinë bashkë.

Dhe më pas thotë: Saliu dhe Meta duhet të largohen 1 orë e më parë.

Shiko minutën 1:20

Sipas Edi Ramës së 2011, përgjegjësia nuk ishte personale e Ilir Metës, madje as e përbashkët e Metës dhe Priftit, por e Kryeministrit dhe gjithë qeverisë dhe videoja ishte vetëm ilustrim i asaj që ndodh në këtë qeveri. Në 14 janar, Ilir Meta, zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie në qeverinë Berisha, dha dorëheqjen për të marrë përgjegjësinë personale për video-skandalin dhe për ta çliruar qeverinë nga përgjegjësia. Por mesa duket Edi Rama nuk mendonte që përgjegësia është personale. Ai njoftoi një demonstratë në 21 janar dhe paralajmëroi se nuk e kontrollon dot zemërimin e popullit.

Kështu, kur qeveria u kap në flagrancë në 2011, Edi Rama e refuzoi përgjegjësinë personale dhe bëri një demonstratë që nuk mund të harrohet për 4 viktimat që u shkaktuan nga qeveria e kapur në panik. Sot, jo vetëm që insiston për përgjegjësi personale në një kabinet politik, por deklaron se këtë e ka besuar gjithmonë.

(Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama per 21 janarin edi rama edi rama per 21 janarin

Sondazh

Poll