Aktualitet

Plagosje e rëndë dhe kanosje, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

16 Shkurt 2022, 13:37 Nga DOSJA
Plagosje e rëndë dhe kanosje, arrestohen dy persona të shpallur

TIRANË – Forcat policore të kryeqytetit kanë prangosur sot dy persona të shpallur në këkim për kryerjen e veprave plagosje e rëndë dhe kanosje. 34-vjeçari me identitetit të dyfishtë (S. (A). K. (A)., është shpallur fajtor nga Gjykata e Sarandës për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhim, mbajtje, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ai ka plagosur person në bashkëpunim.

Ndërkohë, në pranga ra dhe 46-vjeçari A.I. Atij i është caktuar masa “Arrest me burg” pasi ka kanosur një tjetër shtetas.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialitët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen e shtetasit në kërkim S. (A). K. (A)., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” e kryer në bashkëpunim. 34-vjeçari iu dorëzua DVP Sarandë për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit A. I., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kanosja”.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim per kanosje njerez te shpallur ne kerkim plagosje e rende arrestim per kanosje njerez te shpallur ne kerkim plagosje e rende

Sondazh

Poll