Aktualitet

Porti i Durrësit! Berisha nga Durrësi: Aferë e zezë, Rama mund të konfiskojë çdo tokë

16 Shkurt 2022, 08:21 Nga DOSJA
Porti i Durrësit! Berisha nga Durrësi: Aferë e zezë, Rama

DURRËS -Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi ditën e sotme nga Durrësi se kandidatja e Ramës, Emirjana Sako duhet të ishte duke u përballur me gjyqin. Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve në të gjithë vendin, kudo që ata do të votojnë më 6 Mars, “të mos harrojnë se çdo votë tek logoja e rrëmbyer e PD-së është votë e humbur për Partinë Demokratike dhe opozitën e vërtetë dhe çdovotë për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” është votë për opozitën e vërtertë. Gjatë një vizite në një fasoneri në qytetin e Durrësit, që prodhon dhe eksporton këpucë, Berisha shpjegoi situatën në të cilën janë vënë demokratët në këto momente prej bashkëpunimit të Lulzim Bashës me kreun e qeverisë Edi Ramën.

Berisha, teksa ishte në tryezën e organizuar me shoqatën ‘Durrësi’, denoncoi se afera e Portit të Durrësit mund të shtrihet në mbarë bregun. Ai tha se kjo vjen për shkak se qeveria i ka dhënë të drejtën vetes që të marrë pronat e të tjerëve. Për Portin e Durrësit, Berisha tha se qeveria ka përdorur një skemë tipike për mafien, kanë gjetur një kompani në Emiratet e Bashkuara e njohur në shumë aspekte, kanë firmosur një marrëveshje me qeverinë e Emirateve për të bërë kornizën e maskës me të cilën duan të rrëmbejnë tokën.

Berisha tha se në këtë aferë korruptive është i implikuar Edi Rama dhe Lulzim Basha. Sipas tij, kjo është afera më e madhe korruptive ndoshta edhe në planet.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Oferta GJIGANDE e miliarderit gjerman, Berisha:Kërkoi bregun e Shqipërisë, i thashë s’bëhet

Porti i Durrësit/ Berisha: Skenari mund të shtrihet nga Velipoja deri në kepin e Spillesë

Porti i Durrësit & Inceneratorët/ Berisha: Duhen protesta të fuqishme, afera të zeza

Zgjedhjet e 6 Marsit/ E FORTË, Berisha: Sako e ka vendin në sallën e gjyqit

‘Toyota Yaris’/ Berisha: I thashë Bashës pse fole? Të ishte dikush tjetër do burgosej

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ardian muka porti i durresit sali berisha ardian muka porti i durresit sali berisha

Sondazh

Poll