Aktualitet

Dyshohej si autor për tritolin në banesën e Dukës, lirohet nga burgu Arlen Hasanaj

16 Shkurt 2022, 13:37 Nga DOSJA
Dyshohej si autor për tritolin në banesën e Dukës, lirohet

TIRANË– Arlen Hasanaj, i riu i cili dyshohej si autor i vendosjes së sasisë së lëndës plasëse në banesën e Presidentit të Federatës së Futbollit Shqiptar, Armando Dukës është liruar nga burgu. Gjykata ka pranuar kërkesën e Avokatit për ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje. Provat e grumbulluara nga pala mbrojtëse u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë.

Shpërthimi me tritol në shtëpinë e Armand Dukës ndodhi natën e 24 janarit 2022. Ngjarja ndodhi në momentin kritik të konfliktit midis tij dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj lidhut me zgjedhjet në shoqatat rajonale të futbollit dhe FSHF. Veliaj ka kërcënuar se do ta padisë Dukën për korrupsion gjatë 20 viteve në krye të FSHF.

Pas ngjarjes banesa e Dukës u ruajt nga forca të shumta sigurie. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë u vu në pranga Hasanaj.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arlen hasanaj armando duka arlen hasanaj armando duka

Sondazh

Poll