Aktualitet

‘Ka dosje në SHBA’/ Basha kallëzoi Kokalarin për shpifje, gjykata pushon çështjen

16 Shkurt 2022, 13:09 Nga DOSJA

TIRANË-Gjykata e Tiranës ka pushuar padinë e bërë nga Kryedemokrati Lulzim Basha për aktivisten Evi Kokalarin. Padia u bë nga Basha për shkak të deklaratës së bërë nga Kokalari, e cila deklaroi se kryedemokrati ka dosje të hapura edhe në SHBA.

Çështja është pushuar pasi as kryedemokrati Basha dhe as avokati i tij nuk u paraqitën në seancë.

Çfarë tha Kokalari? Më 29 shtator të 2021, Kokalari deklaroi se Basha e shkëmbeu mbylljen e dosjes së tij të lobimit në SHBA me përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi parlamentar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike evi kokalari lulzim basha evi kokalari lulzim basha

Sondazh

Poll