Aktualitet

Trafikonin refugjatë shqiptarë, prangosen 4 persona në Oksford dhe Beckenham

16 Shkurt 2022, 12:03 Nga DOSJA
Trafikonin refugjatë shqiptarë, prangosen 4 persona në Oksford

BRITANI E MADHE – Katër persona janë arrestuar si pjesë e një grupi të trafikut klandesin të emigrantëve shqiptarë. Të ndaluarit janë dy gra të moshave 27 dhe 29 vjeç dhe një 22-vjeçar u kapën në Oksford, ndërsa një 34-vjeçar u kap në juglindje të Anglisë, Beckenham.

Policia beson se transporti i refugjatëve kryhej me kamionë dhe furgona nga veriu i Francës. Në muajin korrik të viti të kaluar u ndaluan 7 persona, që besohet se i përkasin të njëjtit grup të trafikantëve.

Autoritetet britanike besojnë se grupi i trafikantëve të refugjatëve ka kontakte në Francë, Gjermani, Holandë dhe Poloni. Ata merrnin nga çdo refugjat rreth 25 mijë paundë për të kaluar drejt Britanisë së Madhe.

Tre prej të ndaluarve në Oksford u liruan me kusht pas marrjes në pyetje ndërsa 34-vjeçari në Beckenham është dërguar në paraburgim.

Burimi: BBC

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet britani e madhe trafik klandestinesh britani e madhe trafik klandestinesh

Sondazh

Poll