Aktualitet

Vrasja e Tonajt, gjykata lë në burg për Kësollën, autori ‘kyç gojën’ në gjyq

16 Shkurt 2022, 12:37 Nga DOSJA
Vrasja e Tonajt, gjykata lë në burg për Kësollën,

SHKODËR – Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër caktoi masën “arrest me burg” për 35 ditë ndaj Eduart Kësollës, personit të arrestuar për vrasjen e Prekë Tonajt para 3 ditësh në një lokal në Grudën e Re. Gjatë seancës së sotme ,Kësolla nuk ka folur fare, ndërsa avokati i tij ka kërkuar të sillen prova të reja materiale për akuzën e vrasjes si dhe të vendoset një masë më e lehtë për të.

Çfarë ka ndodhur?
Prekë Tonaj u vra mbrëmjen e 13 shkurtit brenda një lokali në Grudën e Re. Një person i afrua me kallashnikov duke i thënë paraprakisht se ” a e di se na ke borxh, jam nga…”. Më pas, atetnatori hapi zjarr ndaj Prekë Tonajt. Ai u largua më pas me ndihmë e një personi tjetër.  24 orë pas ngjarjes, Policia e Shkodrës arrestoi Eduart Kësollën. Ai kundërshtoi të ketë qenë në vendngjarje, por ekspertiza gjeti gjurmë baruti në duar.  Shkaku kryesor i vdekjes së Prekë Tonajt konsiderohet gjakmarrja.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eduart kësolla vritet prek tonaj eduart kësolla vritet prek tonaj

Sondazh

Poll