Bota

Tërheqje trupash nga Krimea, NATO akuzon Rusinë: Po shton ushtarët në kufi me Ukrainën

16 Shkurt 2022, 14:38 Nga DOSJA
Tërheqje trupash nga Krimea, NATO akuzon Rusinë: Po shton

BRUKSEL – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s akuzon Rusinë për pretendimet se ka tërhequr trupa të saj nga kufiri në jug dhe lindje të Ukrainës dje, ndërsa sot në Krime. Drejtuesi i lartë i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut bëri me dije se Moska po bën të kundërtën e deklaratave të saj pasi po shton forca të armatosura në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas tij, këto pamje nuk përputhen me mesazhin e drejtuesve të lartë të shtetit rus për zgjidhje diplomatike të konfliktit për Ukrainën.

Nuk kemi parë asnjë tërheqje të forcave ruse. Dhe sigurisht që kjo krijon kontradiktë me mesazhin për zgjidhje diplomatike. Ajo çfarë po shohim është se po shtohet numri i trupave në mënyrë të vazhdueshme. Pra, nuk ka ulje të tensioneve. Lëvizja e njësive ushtarake dhe e tankeve nuk konfirmon një tërheqje reale”, u shpreh Stoltenberg.

Sot, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë bëri me dije se ka tërhequr pas disa njësi të armatosura nga rajoni i aneksuar i Krimesë në kuadër të përfundimit të programit stërvitor. Perëndimi është shprehur për pamjet që publikoi më pas Kremlini. Ditën e djeshme, Moska konfirmoi tërheqjen e disa forcave dhe tankeve nga kufiri jugor dhe lindor i Ukrainës. Liderët e Perëndimit e konsideruan një sinjal pozitiv një gjë të tillë, por përsëri tha se rreziku i pushtimit rus të Ukraiëns është ende prezent.

Burimi: The Guardian

LAJMI KRYESOR: Konflikti me Ukrainë, Moska njofton tërheqjen e trupave nga Krimeja, Perëndimi kërkon prova

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jens stoltenberg konflikti rusi-ukraine jens stoltenberg konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll