Bota

“BE duhet të çlirohet nga gazi rus”, Von der Leyen: Të diversifikojmë burimet e energjisë

16 Shkurt 2022, 12:24 Nga DOSJA
“BE duhet të çlirohet nga gazi rus”, Von der Leyen:

STRASBURG- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen bëri thirrje që Bashkimi Europian të diversifikojë burimet e energjisë dhe të shkëputet nga gazi rus, i cili furnizon kontinetin e vjetër. Ajo u shpreh para deputetëve të Parlamentit Europian.

|Duhet të diversifikojmë burimet e energjisë në mënyrë që të shkëputemi nga varësia e gazit rus dhe të investojmë fuqishëm në burimet e energjisë së rinovueshme”, saktësoi zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian.

Më tej, ajo theksoi se BE duhet të mësojë nga situata e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Ukraina sot është më e fortë, më e lirë dhe më sovrane se në vitin 2014. Kjo është arsyeja se përse Rusia po e sulmon”, shtoi më tej Von der Leyen.

Gjermania dhe Rusia kanë firmosur së bashku ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream 2”, por ambasadori gjerman në Poloni tha se ky impiant nuk do të vendoset në punë nëse shpërthen lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

SHBA e ka refuzuar projektin në fjalë dhe ka ofruar që vetë të ndërtojë një gazsjellës me Europën.

Burimi: A News

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gazi rus konflikti rusi-ukraine ursula von der leyen gazi rus konflikti rusi-ukraine ursula von der leyen

Sondazh

Poll