Bota

Britania kërcënon Rusinë me sanksione,Lavrov: Do kundërpërgjigjemi, nuk do jemi indiferentë

16 Shkurt 2022, 14:06 Nga DOSJA
Britania kërcënon Rusinë me sanksione,Lavrov: Do

“Nëse ky ligj merr fuqi, nuk kam dyshime se parlamenti ynë ka të gjitha arsyet e nevojshme për të aprovuar ligje ekuivalente për të goditur ata që duan të ndërtojnë karrierën e tyre politike dhe të ngrihen në detyrë nëpërmjet popullaritetit të rusofobisë. Shpresoj që vendet e tjera të Perëndimit janë aktorë më të përgjegjshëm dhe se do të shikojnë përtej përpjekjeve për të provokuar një tjetër valë sanksionesh lufte. Në çdo rast, theksoj se qeveria dhe parlamenti rus nuk do të rrinë indiferentë ndaj trukeve të Perëndimit”, bëri me dije Lavrov.

Dje kryeministri anglez Boris Johnson paralajmëroi sërish Rusinë se do të pësojë sanksione nëse sulmon Ukrainën. Deklaratën, ai e bëri pas mbledhjes së shtabit të emergjencës së qeverisë britanike. Në datën 10 shkurt, Zyra e Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar miratoi amendimet në ligjin për sanksionet ndaj Moskës duke përfshirë jo vetëm industrinë kimike, financat, energjinë, por dhe mediat dhe teknologjinë e informacionit.

LAJMI KRYESOR: Konflikti me Ukrainë, Moska njofton tërheqjen e trupave nga Krimeja, Perëndimi kërkon prova

 

Burimi: TASS

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine sergej lavrov konflikti rusi-ukraine sergej lavrov

Sondazh

Poll