Bota

Presidenti gjerman i çon letër Vjosa Osmanit: Kam besim te qeveria juaj

16 Shkurt 2022, 11:06 Nga DOSJA

PRISHTINË – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh e emocionuar nga letra e dërguar nga homologu i saj gjerman Frank-Walter Steinmeier me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në profilin e saj në Facebook, kryetarja e shtetit të Kosovës publikoi letrën e presidentit gjerman, i cili i konfirmon mbështetjen e Berlinit ndaj Prishtinës për forcimin e institucioneve, luftën ndaj korrupsionit, zhvillimin ekonomik si dhe për integrimin në BE të vendit. Steinmeier shton se Gjermania shpreh besimin në punën e qeverisë së Kosovës për angazhimin dhe dialogun me Serbinë.

POSTIMI I VJOSA OSMANIT:

E falënderoj Presidentin e Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier, për urimin e përzemërt për shtetin tonë, në prag të festës së pavarësisë. Ai thekson se e mban mend mirë 17 shkurtin 2008, meqë atëherë ishte ministër i punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe menjëherë ishte deklaruar pro njohjes së Kosovës. Për më tepër, ai i jep mbështetje të fuqishme institucioneve të Kosovës në agjendën e reformave dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, si një faktor qendror për zhvillim ekonomik dhe investime të reja. Gjatë takimit tonë të fundit, kur me ftesë të tij e vizitova Gjermaninë zyrtarisht, Presidenti Steinmeier ritheksoi përkrahjen e palëkundur të shtetit të tij si dhe përkrahjen e tij personale për rrugën e Kosovës drejt arritjes së konsolidimit të plotë në arenën ndërkombëtare. Kosova është me fat që përgjatë rrugëtimit të saj sfidues ka pranë shtete si Gjermania dhe miq si Presidenti Steinmeier.


(d.v;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni frank-walter steinmeier vjosa osmani frank-walter steinmeier vjosa osmani

Sondazh

Poll