Bota

‘Kunja” Putin-Scholz, presidenti: Nato bombaroi Beogradin. Kancelari: Ndaluam genocid

16 Shkurt 2022, 10:39 Nga DOSJA
‘Kunja” Putin-Scholz, presidenti: Nato bombaroi Beogradin.

MOSKË – Takimi prej 4 orësh midis presidentit rus Vladimir Putin dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz nuk ka kaluar pa replika. Pasi shefi i qeverisë gjermane tha se Europa nuk duhet të përfshihet në luftë me Rusinë, Putin u ndal për të folur për NATO-n. Ai i kujtoi kancelarit Scholz se në vitin 1999 NATO bombardoi kryeqytetin e Serbisë, Beogradin, ngjarje të cilën jo vetëm Moska dhe Pekini, por dhe shumë media e kanë konsideruar si krim lufte dhe krim kundër njerëzimit.

Scholz tha se për brezin e tij lufta është e paimagjinueshme, ndaj duhet të bëhet gjithçka që të mos nisë konflikt me Rusinë.

“Për brezin tim, lufta në Evropë është bërë e paimagjinueshme. Ne duhet të sigurojmë që ajo të mbetet e tillë. Është përgjegjësia jonë si udhëheqës shtetërorë dhe qeveritarë të parandalojmë përshkallëzimin ushtarak në Evropë”, u shpreh kancelari gjerman Scholz.

Më pas, shefi i Kremlinit iu përgjigj se 22 vite më parë NATO bombardoi Beogradin dhe për këtë veprim nuk u morën kurrë sanksione.

“Z.kancelar foli për brezim e tij që lufta është e paimagjinueshme. Por, ne jemi dëshmitarë të luftës në Europë kur NATO iu vërsul Jugosllavisë. U bë një operacion me bombardime kundër Beogradit. Është një gjë që ka ndodhur dhe nuk u ekzekutua asnjë sanksion nga Këshilli i Sigurisë së OKB. është një shembull i keq, por është fakt i rëndë”, u përgjij Putin.

Më pas, Scholz u mbrojt duke thënë se Perëndimi ndaloi një genocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Burimi: Euroactiv

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kancelari olaf scholz konflikti rusi-ukraine vladimir putin kancelari olaf scholz konflikti rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll