Bota

Sot tërhoqi trupat nga Krimea, Rusia frikëson sërish, dërgon bombardues në Detin Mesdhe

16 Shkurt 2022, 14:32 Nga DOSJA
Sot tërhoqi trupat nga Krimea, Rusia frikëson sërish, dërgon

MOSKË – Rusia ka dërguar avionët bombardues MiG-31K në bazën e saj ajrore në Siri. Avionët me raketa hipersonike Kinzhal dhe Tupolev Tu-22M do të kryejnë stërvitje në lindje të Detit Mesdhe. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, avionët luftarakë do të dërgohen në bazën ajrore të Hmeimit.

Në dy ditët e fundit, Moska ka tërhequr disa njësi ushtarake nga kufiri jugor dhe lindor me Ukrainën si dhe disa forca të armatosura nga rajoni i aneksuar i Krimesë. Megjithatë, Perëndimi ka kërkuar prova vizuale për t’u vërtetuar pretendimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Në 20 janar, Moska konfirmoi se do të angazhojë të gjitha flotat e saj detare në Oqeanin Paqësor dhe Atlantik së bashku me 10 mijë ushtarë dhe 140 anije lufte në kuadër të një programi madhor stërvitor ushtarak.

Burimi: Euronews

LAJMI KRYESOR: Konflikti me Ukrainë, Moska njofton tërheqjen e trupave nga Krimeja, Perëndimi kërkon prova

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll