Bota

Ndryshe! Pranoi të bënte PCR, Putin trajton ‘butë’ me presidentin brazilian, i jep dhe kafe

16 Shkurt 2022, 14:36 Nga DOSJA
Ndryshe! Pranoi të bënte PCR, Putin trajton ‘butë’ me

MOSKË– Ndryshe nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, Jair Bolsonaro ka marrë trajtim të veçantë nga miku i tij Vladimir Putin. Presidenti rus i ka “dhuruar” një mirëseardhje të ngrohtë homologut të tij brazilian, të cilën nuk e uli në atë që tanimë quhet rëndom në rrjet “pista e patinazhit”.

Ndryshe nga Macron dhe Scholz, Bolsonaro pranoi që të bënte testin rus të PCR-së, duke marrë si “shpërblim” një shtrëngim duarsh me Putin. Edhe pse Bolsonaro nuk është vaksinuar kundër pandemisë së koronavirusit, Putin nuk hezitoi të shtrëngonte duart me të dhe të ulej pranë tij, por në sy ra trajtimi ndryshe që i bëri lideri rus. Madje i ofroi për të pirë edhe një kafe. 

Ditët e fundit, në një kohë kur SHBA dhe Perëndimi ishin në alarm të një luftë që mund të niste nga momenti në moment mes Rusisë së Ukrainës, “kokat” e superfuqive shkuan për të negociuar. Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz u ulën disa metra larg Putinit pasi nuk pranuan që të testoheshin për koronavirusin, ndërkohë që pamjet bënë xhiron e botës.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jair bolsonaro rusi vladimir putin jair bolsonaro rusi vladimir putin

Sondazh

Poll