Bota

Përmbytje në Brazil, 18 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dherave në Rio de Zhaneiro

16 Shkurt 2022, 09:42 Nga DOSJA
Përmbytje në Brazil, 18 persona të vdekur nga rrëshqitjet e

BRAZIL-Nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut kanë gjetur vdekjen të paktën 18 persona në një qytet turistik në Rio de Zhaneiro, ka konfirmuar polica për CNN,

Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet kanë qenë masive, duke shkatërruar thuajse gjithçka në vend.

Raportohet se më shumë se 180 zjarrfikës dhe punonjës të tjerë të shpëtimit ishin në vendngjarje në qytetin piktoresk kodrinor të Petropolis, ku është varrosur perandori i fundit i Brazilit Pedro II, 68 kilometra (42 milje) në veri të qytetit të Rios.

Bashkia ka shpallur një gjëndje të jashtëzakoshme, pas imazheve të shpërndara në mediat sociale, ku shihet qartë shkatërrimi i shtëpive të përfshura nga përmbytjet.

Shumë dyqane u përmbytën plotësisht nga rritja e nivelit të ujërave që shpërthyen në rrugët e qendrës historike të qytetit.Presidenti Jair Bolsonaro, përmes një postimi në Twitter kërkoi ndihmen e  ministrave për viktimat. Në fillim të këtij muaji, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm vranë të paktën 28 njerëz në juglindje të vendit, kryesisht në shtetin Sao Paulo dhe rajonin në veri të Rios.

Ndërkohë në janar 2011, më shumë se 900 njerëz vdiqën në rajonin malor të Rios për shkak të shirave të dendur që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në një zonë të madhe duke përfshirë Petropolis dhe qytetet fqinje Nova Friburgo dhe Teresopolis.

(fl.mu)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota permbytje ne jair bolsonaro rio de zhaneiro permbytje ne jair bolsonaro rio de zhaneiro

Sondazh

Poll