Politike

Basha i ashpër me ndërkombëtarët: Çdokush që pranon zgjedhjet nuk i shërben të shqiptarëve

3 Korrik 2019, 12:02 Nga DOSJA
Basha i ashpër me ndërkombëtarët: Çdokush që

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur sërish kundër faktit që për gjykimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve të pritet krijimi i Gjykatës Kushtetuese.

Basha shprehet se një praktikë e tillë bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës dhe demokracisë.

Me deklaratën e tij, Basha njësoj si presidenti Meta, kryedemokrati del kundër ndërkombëtarëve, të cilët janë shprehur se vlefshmërinë e zgjedhjeve e përcakton vetëm Kushtetuesja.  

“Çdokush që pranon në heshtje apo pajtohet me vetëdije me këtë shkatërrim të Kushtetutës dhe të institucionit themelor të demokracisë, zgjedhjeve të lira, nuk i shërben as demokracisë dhe as interesit të shqiptarëve. 30 Qershori është nul, sepse cënon sundimin e ligjit dhe nuk mund të prodhojë asnjë përfaqësim politik,”– tha Basha. 

REAGIMI I PLOTË:

Qëndrimi le ta uzurpojë pushtetin vendor Edi Rama në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme, se pas ca muajsh do krijojmë Gjykatën Kushtetuese dhe pastaj gjykon ajo me prapaveprim, bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës dhe me parimet bazë të demokracisë.

30 qershori ishte jo vetëm veprim anitkushtetues dhe antidemokratik, por edhe një veprim me kosto politike e shoqërore që dëmton direkt interesat e qytetarëve.

Votimet e 30 qershorit, përtej një farse antiligjore, u manipuluan me cdo mjet dhe mënyrë, që nga manipulimet ligjore dhe kërcënimet e votuesve tek manipulimi i votimit dhe numërimit.

Çdokush që pranon në heshtje apo pajtohet me vetëdije me këtë shkatërrim të Kushtetutës dhe të institucionit themelor të demokracisë, zgjedhjeve të lira, nuk i shërben as demokracisë dhe as interesit të shqiptarëve.

Opozita nuk i njeh votimet e 30 qershorit dhe nuk ka për t’i njohur. Këtë gjë e vendosën vetë shqiptarët më 30 qershor, në shumicë dërrmuese.

Kriza politike në Shqipëri nuk mund të zgjidhet me pandëshkueshmëri, duke i bërë lëshime apo duke falur krimet, vjedhjet dhe shkeljet e ligjit. E vetmja rrugë drejt politikës normale dhe demokratike është ajo e sundimit të ligjit, që do të thotë, mbi të gjitha, një gjë: ndëshkim të politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet dhe kanë bashkëpunuar me krimin.

Ndëshkimi i politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe sundimi i ligjit nuk mund të diskutohen apo negociohen në tavolina politike.

30 Qershori është nul, sepse cënon sundimin e ligjit dhe nuk mund të prodhojë asnjë përfaqësim politik.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha zgjedhjet lokale 2019 ilir meta lulzim basha zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll