Politike

Zgjedhjet/ Voltana Ademi takon vëzhguesit e OSBE: Me foto dhe dokumenta, i dhashë një panoramë mjaft të qartë se çfarë k

3 Korrik 2019, 11:42 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Voltana Ademi takon vëzhguesit e OSBE: Me foto dhe dokumenta, i

SHKODËR– Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës, Voltana Ademi ka zhvilluar një takim me vëzhguesit e OSBE/ODIHR që monitoruan zgjedhjet me 30 qershor. 

Në rrjetet e saj sociale, Ademi shkruan se kishte informuar me prova vëzhguesit se si ishin manipuluar votat dhe shkelje të tjera ligjiore. 

Informova zj. Katerina Duffkova dhe z. Christian Keilbach, duke i vënë në dispozicion fakte të shumta, materiale video dhe foto, dokumente shkresore që krijojnë një panoramë mjaft të qartë të asaj çfarë ka ndodhur para, gjatë dhe pas 30 qershorit në Bashkinë e Shkodrës. Takimi me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR në Bashkinë e Shkodrës ka zgjatur më shumë se dy orë dhe në fund,”-shkruan Ademi. 

Postimi i plotë:

Takim me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR që monitoruan “votimet” në Bashkinë e Shkodrës me 30 qershor. Informova zj. Katerina Duffkova dhe z. Christian Keilbach, duke i vënë në dispozicion fakte të shumta, materiale video dhe foto, dokumente shkresore që krijojnë një panoramë mjaft të qartë të asaj çfarë ka ndodhur para, gjatë dhe pas 30 qershorit në Bashkinë e Shkodrës.

Bashkëbiseduesit kanë qenë mjaft të interesuar për të mbledhur çdo gjë të faktuar dhe të mbështetur në dokumentacionin që iu vu në dispozicion. Takimi me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR në Bashkinë e Shkodrës ka zgjatur më shumë se dy orë dhe në fund.

I falënderova për punën e kryer dhe realizimin e raportit paraprak të OSBE/ODIHR, i bërë publik nga ambasadorja Glover dhe raportin përfundimtar për “30 qershorin”, që do të krijojë një panoramë të qartë dhe të vertetë të të gjithë procesit.

Pas zgjedhjeve të 30 qershori, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi do të duhet që t’ja lëshojë zyrën e saj kandidatit socialist Valdrin Pjetrit. Zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan vetëm me një parti, pasi opozita zgjodhi bojkotin e saj. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike valdrin pjetri voltana ademi zgjedhjet lokale 2019 valdrin pjetri voltana ademi zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll