Politike

Meta i ashpër me ambadasorët, nuk i ndalet Spiropali, i dedikon bejte: Baba Xhike…

3 Korrik 2019, 11:56 Nga DOSJA
Meta i ashpër me ambadasorët, nuk i ndalet Spiropali, i dedikon bejte:

TIRANË– Ministrja e Shtetit Për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për herë të dytë pas sulmeve të presidentit Ilir Meta ndaj ndërkombëtarëve. 

Spiropali shkruan me ironi se kudo ka armiq të shqiptarit Ilir Meta duhet të ‘hidhen poshtë’ dhe i ka kushtuar një bejte. 

“Poshtë Soreca, Borchardt, Palmer, Juncker, Glover, Mogherini, Lajcak, Hahn,Moavero e kush të jetë me ta, mbi ta, pas tyre megjithë Soros e sorrollop, i tërë soji i armiqve të shqiptarit Baba Xhike, me dy krena e me qafore,që hedh bomba mbi çdo llaxore dhe mahnit çdo fallxhore,”– tha Spiropali. 

Një ditë më parë, kreu i shtetit shprehej se një nga shqetësimet dhe vërejtjet e tij për delegacionin e BE gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali ilir meta meta kundër të gjithëve elisa spiropali ilir meta meta kundër të gjithëve

Sondazh

Poll