Politike

Preket dëshmitarja, Shalsi: Ndërprisni Komisionin e Inceneratorëve, Tabaku: Pse e përmende

16 Shkurt 2022, 10:33 Nga DOSJA
Preket dëshmitarja, Shalsi: Ndërprisni Komisionin e

TIRANË– Sabina Cenameri e cila ka pasur detyrën specialiste në Ministrinë e Mjedisit dhe ka qenë anëtare e komisionit gjatë kohës që është miratuar projekti për inceneratorit është prekur gjatë marrjes në pyetje. Ishte socialisti Eduart Shalsi ai që zbuloi se gjatë kohës që ishte mbledhja në pushim, Cenameri ishte prekur dhe tha se ajo nuk ishte në gjendje optimale për tu marrë në pyetje. Kryetarja e Komisionit për Inceneratorët Jorida Tabaku tha se ajo vetë nuk kishte dashur ta përmendte këtë gjë para kamerave. Ajo shtoi se nuk ushtrohet presion ndaj askujt por që marrja në pyetje e dëshmitares nuk mund të ndërpritet. 


Pjesë nga biseda: 

Dëshmitarja Sabina Cenameri: Në atë periudhë njohuritë e mia mbi incenerimin ishte fillestare, pashë procedurat që më pas do të ndiqte ku impiant. Nuk gjykoj dot dhe nuk mbaj mend si sot e para 7 viteve gjëra në lidhje me vendndodhjen.

Jorida Tabaku: Kompania ka marrë bonus dhe është vlerësua për ndikimin në mjedis. Sipas analizës që kishte bërë kompania për ndikimin në mjedis, ju si e gjykuat në atë kohë fakti që iu dha në bonus për këtë ofertë…

Eduart Shalsi: Kërkoj ndjesë sepse isha në Komisionin e Ekonomisë, zonja në fjalë është thirrur në SPAK

Jorida Tabaku: Nuk është e thirrur, ka dhënë dëshmi

Eduart Shalsi: Në SPAK?

Dëshmitarja: Po, kam dhënë dëshmi në SPAK

Eduart Shalsi: I kërkoj komisionit që pavarësisht statusit se si është thirrur në SPAK zonja të përjashtohet nga dëshmia dhe nuk mund të marr pjesë në këtë organizim

Jorida Tabaku: Nuk ka lidhje e sqaruam, nuk kemi pyetje në lidhje me ata që janë paditur pasi kanë firmosur që të mos deklarojnë asgjë jashtë SPAK-ut. Zonja do pyetet, ka dëshrë përgjigjet, s’ka dëshirë nuk përgjigjet. Nuk ushtrojmë presion mbi askënd.

Eduart Shalsi: Ok e respektoj atë që thoni ju, pashë një gjendje emocionale krejtësisht të papërshtatshme për të bërë të mundur një marrje në pyetje objektive, duhet të jemi te kujdesshëm pasi në një gjendje emocionale të tilla nuk është objektivisht e vlefshme që të dëgjojmë një dëshmi të tillë, unë e marr një vendim.

Jorida Tabaku: Unë nuk e përmenda këtë incident, ju e hapët këtë. Zonja u vu në siklet nga ana juaj, ne duam të bëjmë publike fatket mbi këtë dosje.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Inceneratorët! Spaho lë Komisionin, dëshmitari s’vjen, Tabaku: E marr me polici

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike eduart shalsi komisioni hetimor i inceneratoreve 16 shkurt 2022 sabina cenameri eduart shalsi komisioni hetimor i inceneratoreve 16 shkurt 2022 sabina cenameri

Sondazh

Poll