Aktualitet

Reforma Territoriale/ Basha: Kemi detyrë t’iu japim njerëzve qeverisje vendore pranë tyre

16 Shkurt 2022, 08:38 Nga DOSJA
Reforma Territoriale/ Basha: Kemi detyrë t’iu japim njerëzve

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga takimi i djeshëm që u zhvillua në kuadër të reformës territoriale. Basha thotë se kjo nismë e marrë nga PD, ka për detyre që t’u ofrojë qytetarëve shqiptarë një qeverisje vendore që do të jetë më pranë tyre, dhe në shërbim të tyre.

‘Përmes nismës së Partisë Demokratike për të filluar punën për reformën e re territoriale në Kuvendin e Shqipërisë, ne kemi për detyrë t’iu japim njerëzve një qeverisje vendore më pranë tyre dhe vetëm në shërbim të tyre.’- shkuan Basha.

Ditën e djeshme Basha mblodhi grupin e diskutimit në Komisionin për Reformën Territoriale. Në takimin e parë, Basha theksoi se Shqipëria ka nevojë për një hartë të re Territoriale që do të sigurojë një decentralizim të plotë të vetëqeverisjes vendore dhe pavarësi financiare për pushtetin lokal.

Por si erdhi PD në një tryezë për Reformën Territoriale? Pasi dha votën pro për zgjatjen e afatit për organet e Vettingut, PD “shpalli” fitoren, pasi mori dakordësinë e maxhorancës për të ngritur një komision ku do të bëhen propozime dhe ndryshime për Reformën Territoriale. Më 10 shkurt, Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit dhe tashmë pritet që të enjten të bëhet zgjedhja e emrave që do të jenë pjesë e tij. Teksa PD kërkon të imponohet në këtë proces, për kryeministrin Edi Rama zgjidhja në rast mosdakordësie është referendumi. PD kërkon rikthimin e komunave dhe më shumë njësi vendore se 61 bashki që është aktualisht duke e cilësuar si hartë elektorale ndarjen aktuale që është bërë nga PS. Në vitin 2014, PS miratoi bashkë me LSI dhe PDIU Reformën aktuale Territoriale, e cila reduktoi numrin e njësive vendore nga 373 në 61 bashki. Asokohe, Partia Demokratike e bojkotoi procesin dhe prej 8 vitesh kërkon një reformë të re.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha reforma territoriale 2022 lulzim basha reforma territoriale 2022

Sondazh

Poll