Aktualitet

Po vijnë sy stuhi shiu! Ujësjellësi i Vlorës-qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

15 Shkurt 2022, 20:58 Nga DOSJA
Po vijnë sy stuhi shiu! Ujësjellësi i

VLORË- Reshje të dendura shiu pritet që të “pushtojnë” vendin në orët në vijim, kjo për shkak të dy stuhive që do të pushtojnë vendin. Duke u nisur nga stuhia që po vjen Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes, ndërsa apelojnë që të shmangin disa zona parkimi për shkak se rrezikohen përmbytjet.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

Të dashur qytetarë! Sipas të dhënave të shërbimeve meteorologjike, qyteti i Vlorës do të përfshihet nga reshje me intensitet të shiut mëngjesin e ditës së nesërme, e Mërkurë 16 Shkurt. Ju bëjmë thirrje të shmangni parkimet e automjeteve qysh sot në darkë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme në rrugët dhe zonat nevralgjike, që njihen si me risk të lartë për përmbytje: Në zonën “Albano&Romina”; Në rrugën e Bibliotekës Publike; Në zonën e Kishës Orthodhokse; Në zonën pranë Universitetit në “Skelë”; Në zona të tjera tashmë të njohura për rrezikun e përmbytjeve. Paralajmërimet e meteorologëve për shira me intensitet, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo problematikë që mund të keni, na shkruani mesazh në faqen tonë zyrtare në “Facebook”: Ujësjellës Kanalizime sh.a Vlorë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi ujësjellës kanalizime vlorë vlore moti i keq ne shqiperi ujësjellës kanalizime vlorë vlore

Sondazh

Poll