Aktualitet

VIDEO-BLOFI/ Si i ‘preu në besë’ Krifca blegtorët, skema e rimbursmit të qumështit dështoi

15 Shkurt 2022, 18:31 Nga DOSJA
VIDEO-BLOFI/ Si i ‘preu në besë’ Krifca blegtorët,

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifa në komisionin për Ekonominë dhe Financat premtoi lekë/litër qumësht për blegtorët si një strategji për daljen nga kriza dhe ndalimin e therjeve të bagëtive dhe rënien e popullatës së kafshëve. Por çuditërisht sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, i marrë më datë 9.2.2022, del qartë që premtimi i dhënë blegtorëve nuk është mbajtur dhe mbështetja është po e njëjtë siç ka qenë 2 vitet e fundit, ku fermerët do të marrin mbështetje për krerë dhe jo për litër.

Madje më keq dyshemeja e mbështetjes ka qënë mbi 5 krerë lopë dhe është bërë mbi 10 krerë lopë, ndërsa për të imtat ka qenë mbi 70 krerë dele është bërë mbi 100 krerë dele.

Kjo skemë jo që nuk mbështet blegtorët por përkeqëson situatën duke përjashtur një numër të konsiderueshëm blegtorësh nën limitet e numrave të vendosur për vitin 2022 . Me sa duket qumeshti nga Serbia do mbizotrojë dhe për vitin 2022. Kjo mund të quhet me plot gojën një “prerje në besë” nga ana e ministres ndaj Blegtorve, pasi vetë dakordësojë me ta për skemën lekë/litër në faturë tatimore dhe pa limit.

(Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike frida krifa ministria e bujqesise frida krifa ministria e bujqesise

Sondazh

Poll