Aktualitet

Kom. Inceneratorëve, Baci: Prodhojmë energji! Sherr PD-PS për dëshminë e gazetarit Rama

15 Shkurt 2022, 12:09 Nga DOSJA
Kom. Inceneratorëve, Baci: Prodhojmë energji! Sherr PD-PS për

Përveç administratorëve të dy kompanive, sot në Komision raportuan edhe gazetarë dhe përfaqësuesi i shoqatës së Ndërtuesve, Luigj Aleksi. Aleksi tha se bashkia i detyron ndërtuesit që të çojnë dhera në landfill për të mbuluar gropat helmuese me mbetje. Aleksi tha se bahskia i detyron pa asnjë bazë ligjore, në të kundërt nuk iu jep lejet e ndërtimit. “Të gjitha ndërtimet, duhet të shkojnë, edhe dherat. Këtu problemi shtrohet për tokat normale, dherat normale. Si do e quajmë tokën ku jemi rritur të gjithë? Të helmuar, e do ia japim koncensionarit?”-tha Aleksi.

Ndërkohë që në kohën që në Komision dëshmoi gazetari Jetmir Olldashi, anëtarët e maxhorancës në Komision bojkotuan seancën. Olldashi foli për një gjyqtar që e ka dënuar, i cili lëviz me Porsche me targa amerikane dhe nuk e kalon Vettingun. Ai denoncoi se është takuar nga avokati i biznesmenit Mirel Mërtiri, i cili i kërkoi të fshihen shkrimet për inceneratorët por sipas tij, media e drejtuar prej tij “Boldneës”, nuk e ka bërë.

Ndërkohë, një tjetër moment debati në Komision ishte edhe gjatë dëshmisë së gazetarit investigativ (free  lancer), Artan Rama. Anëtarët e Partisë Socialiste në Komision, thanë se Rama nuk mund të dëshmojë pasi është kallëzuar për shpifje dhe është në konflikt interesi. Pretendimi u hodh poshtë nga Tabaku, e cila tha se shpifja nuk është vepër penale.

Mbledhja e Komisionit u mbyll për tu rimbledhur sërish nesër. Ndërkohë që një ditë më parë u pyet Ariola Kodra, Administratore e Integrated Energy BV SPV e cila u shpreh se kompania është brenda afateve të kontratës për punimet.  Pyetjes se si është siguruar fondi për impiantin e inceneratorin e Tiranës, Kodra tha se financimi është privat. Ariola Kodra është pyetur në lidhje me njohjet me Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin për të cilët tha se nuk ka pasur takime nga afër pasi ka një staf që merret me këto gjëra. E pyetur nga Tabaku nëse ka pasur njohje me kryeministrin Edi Rama apo ministrin Damian Gjiknuri, Kodra tha se i njeh vetëm si politikanë dhe figura publike e se nuk ka pasur asnjë kontakt nga afër me ta. Në pjesën e dytë u mor në pyetje  në pyetje ish-administratorin e inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani. Myrtezani është shprehur se ka punuar për Klodian Zoton dhe se kishte njohje me Stela Gugallin e Mirel Mërtirin. I pyetur se përse pagesat kishin nisur të jepeshin direkt në momentin që është lidhur kontrata, ai tha se nuk kishte asnjë dijeni. 

 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Firmosi koncensionin 21.6 mln€/ Gjiknuri-Tabakut: Mashtrim! Javën tjetër do jem në Komision

“Është dënuar”, debat në komision, Boçi: Kriminelët marrin miliona euro, gjykojmë gazetarët

Gazetari-deputetëve: Më dënoi gjyqtari me Porsche me targa amerikane, s’i vjen Vettingu

Maxhoranca iku, gazetari Olldashi: Avokati i Mërtirit më kërkoi të fshija të gjitha lajmet

Maxhoranca braktis Komisionin Hetimor, s’dëgjon dëshminë e gazetarit: Është i dënuar!

Shoqata e ndërtuesve: Nuk dimë që ka kontratë që na detyron të lidhemi me koncensionarin

DEBAT/ Mërzitet Denaj, Bushati: Ik atje ku merr lekë. Socialistja: Kontrollo fjalorin

5 mln euro defiçit! Administratori: S’e di, jam në dijeni vetëm për kredinë sovrane

VD-OSHEE kthen përgjigje: Sa energji ka derdhur në rrjet inceneratori i Elbasanit

VD-DEBAT! Socialistët kërkojnë pushim, Tabaku: Doni të mbyllni Komisionin Hetimor

VD-Administratori Arapi:Vëzhgoj inceneratorët në të gjithë Shqipërinë, e kam detyrim ligjor

VD-Tabaku: Morët licensë të dytë për shitje energjie! Amdinistratorët: S’kemi dijeni

Masa për ruajtjen e ekosistemit? Administratori: S’e kuptoj, ma dërgoni me shkrim

Boçi-administratorëve: Në Elbasan na gënjyen, ishit prezent, u bë shou (Ndërhyn Pëllumbi)

Pse s’kaloi impanti tek Bashkia? Administratori: U sekuestrua, u futëm ne në lojë

Administratori: Mbetjet i landfillojmë me kosto zero, s’di pse s’i sjellin bashkitë

Kredia sovrane hap debat! Tabaku: Bizneset u mbyllën. Pëllumbi: Doni të qelbni Elbasanin

Administratori i inceneratorëve: S’është faji ynë, por i ERE. Morëm kredi sovrane

Administratori i inceneratorit: Prodhojmë energji por s’e shesim, s’e njeh OSHEE

U administrojnë pasuritë, Arapi e Baci s’njohin Zoton e Gugallin: I dëgjuam nga Gjykata

(f.m;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022

Sondazh

Poll