Aktualitet

“Të vras, e di kush jam…”/ U zu me pronarin e lokalit, arrestohet inspektori i Gardës

15 Shkurt 2022, 18:35 Nga DOSJA
“Të vras, e di kush jam…”/ U zu me pronarin e lokalit,

TIRANË– Inspektori i Gardës së Republikës, i identifikuar si Dashamir Kurti është vënë në pranga pasi është konfliktuar me disa persona, duke përdorur si mjet presioni armën e shërbimit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur sot, kur 44-vjeçari, nën efektin e alkoolit ishte konflitkuar fizikisht  me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën “Elez Isufi”. Në debat e sipër, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe i ka kërcënuar të gjithë se do t’i qëllonte. Por fatmirësisht në sherr kanë ndërhyrë dhe klientë të tjerë që ndodheshin në lokal dhe i kanë marrë armën nga dora, duke evituar kështu të lënduar në njerëz. Inspektori i Gardës është vënë në pranga, por që hetimet vazhdojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen, ndërkohë që mbi të rëndojnë veprat penale: “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Kanosja”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sot, Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë arrestoi në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, Inspektor D. K., 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 248 dhe 84 të Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se rreth orës 12:10, punonjësi i Gardës së Republikës, D. K., është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën “Elez Isufi” në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës.

Nga hetimet paraprake rezulton se D. K., duke qenë jashtë shërbimit, ka konsumuar pije alkolike në ambientet e lokalit dhe më pas është konfliktuar me klientët dhe pronarin e lokalit, të cilët kanë arritur t’i heqin armën nga dora duke e neutralizuar. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga punonjës të Gardës së Republikës, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

SHIKO EDHE KËTË:

Kërcënoi me armë pronarin e lokalit, zbulohet EMRI, kush është inspektori i Gardës

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet dashamir kurti arrestohet inspektori i gardes se republikes dashamir kurti tirane arrestohet dashamir kurti arrestohet inspektori i gardes se republikes dashamir kurti tirane

Sondazh

Poll