Aktualitet

HARTA LIVE: 2 stuhi njëra pas tjetrës! Moti merr kthesë të papritur, do ketë vetëm shi…

15 Shkurt 2022, 18:53 Nga DOSJA
HARTA LIVE: 2 stuhi njëra pas tjetrës! Moti merr kthesë të

TIRANË- Mbaruan ditët me mot të mirë! Pjesën e mbetur të javës, vendi pritet të përfshihet nga reshje shiu duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes së sotme. Siç raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak, kjo javë do të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu, të cilat pritet të jenë me intensitet mesatar, në jugperëndim me intensitet deri të lartë. E gjitha prej dy stuhive të njëpasnjëshme, Dudley dhe Eunice.

⚠️ 2 storms in as many days.

Storm Dudley and then Storm Eunice.

A rough idea of where they will be coming from ⬇️ pic.twitter.com/783IKL2XxA

— Scott Duncan (@ScottDuncanWX) February 14, 2022

Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërkohë që në lartësinë mbi 500 metra në verilindje dhe në lartësin mbi 800 metra në lindje dhe jug reshje bore me intensitet deri mesatar. Temperaturat parashikohen të variojnë nga zonat malore 1°C deri në 11°C; zonat e ulëta 4°C deri në 13°C; ndërsa në zonat bregdetare 9°C deri në 13°C.

Sa i përket erës do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës brgdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shërbimi meterologjik ushtarak moti i keq ne shqiperi shërbimi meterologjik ushtarak

Sondazh

Poll