Aktualitet

Rama takon Blinken,flet për VOA: Opozitë kishte në 17 maj! Komisionet? Kemi mendje të hapur

15 Shkurt 2022, 10:59 Nga DOSJA
Rama takon Blinken,flet për VOA: Opozitë kishte në 17 maj!

UASHINGTON– Kryeministri Edi Rama ka takuar për 45 minuta sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Detajet e takimit i ka ndarë vetë kreu i qeverisë, i cili ka bërë me dije se Blinken vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë ndër vite, në organizma të shumta të Kombeve të Bashkuara, në të mirë të paqes dhe mirëkuptimit mes vendeve. Në mënyrë të veçantë, Sekretari Amerikan i Shtetit vlerësoi gatishmërinë e Kryeministrit Rama dhe të qeverisë shqiptare për të ofruar strehë dhe mikëpritje për refugjatët afganë, në Shqipëri, ndërsa diskutuan edhe lidhur me konfliktin Rusi-Ukrainë. Pas takimit, Rama zhvilloi një intervistë tek “Zëri i Amerikës”, duke u ndalur në disa çështje kryesore të vendit, ku i pari i qeverisë shprehu qëndrimin e tij, për disa çështje edhe për herë të parë.

Për dy komisionet, Zgjedhoren dhe Territorialen, Rama tha se maxhoranca do të merrte pjesë me një mendje të hapur por u shpreh se mendimi i tij ishte që në vend duhet që të kishte më pak njësi vendore. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve të pjesshme lokale që do të zhvillohen më 6 mars, Rama tha se nuk janë betejë për “jetë a vdekje”, duke komentuar edhe përplasjet me opozitën. Sipas tij, përplasja brenda Partisë Demokratike po e dëmton vendin, ndërsa kryedemokratit Lulzim Basha i ka kujtuar takimin e 17 majit, në vitin 2017. Natë kur të dy palët bënë marrëveshje duke shënuar daljen e opozitës nga e ashtuquajtura “Çadra e Lirisë”.

Ndërkohë që po sot, është zhvilluar ceremonia zyrtare e Shqipërisë me përfaqësitë e vendeve të tjera anëtarë ne OKB. Mes 193 përfaqësive ishte edhe kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Vetë kryeministri Rama tha se prezenca e Shqipërisë aty është në ngjarje historike e se do të sjellë ndryshime unike. Kreu i qeverisë e krahasoi Shqipërinë me Korenë e Veriut duke shtuar se tre dekada më parë, vendi ynë ishte një bunker në terr, por që historia lëvizi dhe shteti u urientua drejt një demokracie duke pasur si busull orientimi vetëm Evropën. Po ashtu, kreu i maxhorancës Rama tha gjithashtu se ndryshimi që ka pësuar Shqipëria është mbresëlënës, krahasuar me të gjithë vendet e botës që janë transformuar në 66 vitet e fundit. Ai përmendi gjithashtu dhe strehimin e afganëve që kanë ardhur në vendin tonë pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët.  Duke rikujtuar diktaturën, kreu i qeverisë shqiptare tha se ajo që nuk ka pasur Shqipëria asnjëherë është konflikti fetar.

Ministrja Xhaçka tregoi për jetën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dukë kujtuar emigrimin masiv, Xhaçka tha se shqiptarët kanë qenë dikur afganët e sotëm që largoheshin nga vendi i tyre. ministrja e mbylli fjalën duke premtuar ndryshime thelbësore e ndikim në luftën për të drejtat e njeriut dhe të grave. Presidenti i Këshillit të Sigurimit Abdullah Shahin përshëndeti gjithashtu prezencën e përfaqësive shqiptare në OKB. Ai shtoi se uronte të bashkëpunonte me Shqipërinë në muajin qershor.

Më 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe mandatin e nisi zyrtarisht më 1 janar të vitit 2022. Mandati i një anëtari të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së zgjat dy vite dhe vendit tonë i mbaron në 2023.  Shqipëria bën pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nga viti 1955.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Nga Amerika! Rama i kujton Bashës 17 Majin: E vetmja natë që mbaj mend (Meta di ‘kyçin’)

Komisionet për reformën zgjedhore dhe territorale, Rama: Duam më pak njësi vendore

Akademia e Transparencës, Rama: Pyesni përfaqësuesit e adminsitratës ameriakane

6 marsi,Rama: Përballë kemi forca që janë në nxjerrje kunji, s’është betejë ‘jetë a vdekje’

Komisionet për reformën zgjedhore dhe territorale, Rama: Duam më pak njësi vendore

Incineratorët, Rama: Vepra të dobishme! Kush ka ngjyer ‘gishtin’, përgjegjësi individuale

Raportet e korrupsionit, Rama gjen alibi për të mbuluar veten: Janë të dala mode

Rama në takimin me Blinken: Jemi krenarë që jemi aleatët tuaj 

“Kokë më kokë” me Bliken për 45 minuta, Rama i tregon të gjitha tek VOA

Nis takimi i kryeministrit Rama me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken

Fillimi i mandatit në Këshillin e Sigurimit! Fjalimi i PLOTË, Rama: Jemi me sytë nga drita

Rama: Shqipëria përjetoi diktaturë, varfëri, izolim dhe luftë por asnjëherë konflikt fetar

Ceremonia në SHBA/ Rama: Tre dekada më parë ishim bunker i zi, si Koreja e Veriut e Europës

Shqipëria anëtare e përkohshme e Këshillit të OKB, Xhaçka: Jemi vend i vogël, jemi realistë

(A.B;F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ceremonia e shqiperise ne shba edi rama edi rama 15 shkurt 2022 edi rama në shba ceremonia e shqiperise ne shba edi rama edi rama 15 shkurt 2022 edi rama në shba

Sondazh

Poll