Politike

Incineratorët, Rama: Vepra të dobishme! Kush ka ngjyer ‘gishtin’, përgjegjësi individuale

15 Shkurt 2022, 19:42 Nga DOSJA
Incineratorët, Rama: Vepra të dobishme! Kush ka ngjyer

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se incieratorët janë vepra të dobishme. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Rama tha se ky është një proces i kurorëzuar me vepra që janë në shërbim të vendit dhe të komunitetit, por u distancua ndaj aludimeve se të besuarit e tij mund të jenë të përfshirë në afera korruptive. Rama shtoi se SPAK po heton veprimet e individëve të dyshuar, e sipas tij, të gjithë do të mbajnë përgjegjësi individuale për veprimet e tyre.

“Unë nuk hyj tek ata që e mendojnë këtë, besoj se janë gjëra të ndara. Një proces që është kurorëzuar me vepra që janë në shërbim të vendit dhe komuniteteve. Paralelisht me të janë veprime të dyshuara individësh të caktuar. Për të tjerat jemi në kushte komode, SPAK po heton dhe i takon asaj që të evidotojë faktet bazuar në prova jo në spekulime e llafe. Përderisa po hetohet e vërteta do të dalë deri në fund. Unë mendoj se janë vepra të dobishme. Dobia është thelbi. Nuk kemi të bëjmë me një rast që flitet e flitet dhe balta shpërndahet pa hesap. I shqetësuar për ministra? Nuk jam i shqëtësuar se dalin ministra, ish-ministra se për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi. E kam thënë që bëhet për një drejtësi të drejtë, as të majtë dhe as të djathtë. Përgjegjësia për rolin është individuale. E kam besuar atëherë e besoj dhe sot. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin në një proces që është bërë për t’i shërbyer vendit, ata duhet të marrin ndëshkimin e merituar se e kanë bërë pas shpinës së një force qeverisëse” tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Rama: Historike. Presidenti: Presim bashkëpunim

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama incerenatoret edi rama incerenatoret

Sondazh

Poll