Politike

Shoqata e ndërtuesve: Nuk dimë që ka kontratë që na detyron të lidhemi me koncensionarin

15 Shkurt 2022, 15:04 Nga DOSJA
Shoqata e ndërtuesve: Nuk dimë që ka kontratë që na

TIRANE– Një deklaratë e fortë u bë nga përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve, Luigj Aleksi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Luigj Aleksi, tha se Bashkia e Tiranës i detyron pa asnjë akt ligjor që të depozitojnë mbetje në gropat helmuese me plehra, në të kundërt nuk iu jep leje ndërtimi.

Pjesë nga diskutimi në Komision: 

Luigj Aleksi, shoqata e ndërtuesve: Si mund të quhet toka mëmë mbetje? Se ne kemi diçka, çdo gjëqë hidhet e konsiderojme mbetje e shkojnë të paguajmë koncensione. Imagjinoni nesër gërrmohet toka pr teatrin, si do e quajmë, tokë të helmuar dhe të shkojmë të japim lekë tek koncensionari që të na pasurojë tokën?

Jorida Tabaku: Edhe unë dakort jam me ju, nuk duhen çuar ata para atje

Eduart Shalsi: Jeni në dijeni ka një kontratë koncensionare për të bërë diçka të tillë dhe për çfarë i afekton shoqatat e ndërtimit, që i detyron të lidhin një marrëveshje me koncensionarin për mbetjet? Jeni në dijeni? Po ose jo, thjesht me kaq….Mbaj mend që…

Luigj Aleksi: Nuk kemi asnjë dijeni pëe këtë punë, nuk kemi dijeni që ka një kontratë koncensionare nga ku lind detyrimi që firmat të hynë në marrëveshje me koncensionarët. 

(F.m;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 luigj aleksi komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 luigj aleksi

Sondazh

Poll