Politike

Firmosi koncensionin 21.6 mln€/ Gjiknuri-Tabakut: Mashtrim! Javën tjetër do jem në Komision

15 Shkurt 2022, 19:13 Nga DOSJA
Firmosi koncensionin 21.6 mln€/ Gjiknuri-Tabakut: Mashtrim! Javën

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i është përgjigjur akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku lidhur me koncesionin e posaçëm për shitje energjie inceneratorit të Elbasanit për 25 vjet. Në kundërpërgjigje, Gjiknuri i cilëson këto deklarata gënjeshtër, ndërsa akuzon Tabakun se ka humbur lidhjen me realitetin, duke i përmendur dhe përplasjet brenda selisë së PD-së. Por gjithashtu e paralajmëron se javën që vjen do të jetë përballë saj në Komision për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve të Komisionit Hetimor për inceneratorët.  

“Keqardhje për deklarimet tashmë të përsëritura dhe krejt spekulative të zonjës Tabaku. Duket se “lëkundjet tektonike” brenda PD-së midis grupeve “grata” dhe “non grata” e kanë bërë dhe Tabakun të humbasë lidhjen me realitetin. Fillimisht gënjeu publikisht kur tha se kisha firmosur kontratën e inceneratorit të Tiranës. E konsiderova një lajthitje në kushtet e mungesës së informacionit dhe nuk replikova me zonjën në kohën kur lëshoi një sajesë të tillë. Kontratat janë publike dhe çdokush mund ta shohë që nuk është firmosur asnjëra prej meje. Sot, Tabaku vijoi me të tjera shashka teksa deklaroi se paskam firmosur koncesion të posaçëm për shitje energjie inceneratorit të Elbasanit për 25 vjet. Sërish mashtrim! Autorizimi i dhënë kompanisë për prodhim energjie nuk është koncesion por është detyrim i lindur nga kontrata bazë që kompania kishte firmosur me Ministrinë e Mjedisit. Në përfundim të periudhës 7-vjeçare të koncesionit, kompania bashkë me të drejtën e fituar nga autorizimi i dhënë nga Ministria e Energjisë për prodhim energjie i kalon shtetit shqiptar. Ka ndodhur tashmë fiks kështu. Kompania e inceneratorit të Elbasanit dhe e drejta e saj për prodhim energjie nga djegia e mbetjeve i është transferuar shtetit përmes pushtetit lokal ditën që përfundoi periudha e koncesionit. Me kënaqësi do jem javën e ardhshme në Komisionin Hetimor Parlamentar për të ja shpjeguar më tej zonjës Tabaku diferencën midis gënjeshtrës dhe të vërtetës!,”-shkruan Gjiknuri. 

LAJMI KRYESOR: Kom. Inceneratorëve, Baci: Prodhojmë energji! Sherr PD-PS për dëshminë e gazetarit Rama

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike damian gjiknuri jorida tabaku komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 damian gjiknuri jorida tabaku komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022

Sondazh

Poll