Politike

Ndërtuesit: Na detyrojnë taguajmë taksë për dheun, s’është mbetje, por mall, bëjmë lulishte

15 Shkurt 2022, 15:12 Nga DOSJA
Ndërtuesit: Na detyrojnë taguajmë taksë për dheun,

TIRANË– Luigj Aleksi, përfaqësuesi i shoqatës së Ndërtuesve ka ngritur një shqetësim. I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Aleksi tha se ata për të marrë një leje ndërtimi duhet të bëjnë marrëveshje me koncensionarin e të paguajnë taksë për dherat. Ai tha ndër të tjera se nuk mund të paguhet taksë për përpunimin e dherave pasi është malla e jo mbetje. Sipas Aleksit, kjo gjë ndikon edhe tek çmimi i shitjes. Madje ai tha se në kohën që mund të ketë nevojë për të bërë punime në ndonjë lulishte, paguhet sërish taksë për dherat. 

Pjesë nga biseda:

Arben Pëllumbi: Ju jeni në fushën e ndërtimit që pa lindur telefoni celular dhe jeni njeriu më me eksperiencë për ta pyetur për situatën e mbetjeve ndërtimore, a kosniderohet një zgjidhje në shërbim të qytetarëve kjo që është ofruar, po apo jo?

Luigj Aleksi: Kur bëhet fjalë për dhera të kontaminuar veprimi është shumë i drejtë, në ankohemi për zonat e pakontaminuara.

Arben Pëllumbi: Shqetësimi juaj nuk përputhet me interesin e këtij komisioni. Marrëdhënia që ju lidhni atje ku depoziton dherat është një marrëdhënie mes privatësh apo hyn dhe shteti në mes. 

Luigj Aleksi: Unë e përmenda, në na thonë që të merrni lejen e ndërtimit do bëni marrëveshje me koncensionarin, do paguani taksën e dherave dhe do sillni shkresën këtu. Kjo është për dherat pse të jenë mbetje nuk kemi asnjë kundërshtim. Nuk është mbetje, është mall, bëjmë argjinaturë, lulishte, ne detyrohemi të shkojmë sërish në lulishte dhe e paguajmë edhe njëherë. 

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Mblidhet Komisioni për inceneratorët, pyeten 7 dëshmitarë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luigj aleksi luigj aleksi

Sondazh

Poll