Politike

Nis takimi i kryeministrit Rama me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken

15 Shkurt 2022, 18:32 Nga DOSJA
Nis takimi i kryeministrit Rama me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken

SHBA– Nis takimi i kryeministrit Edi Rama me sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Takimi mes tyre ishte paralajmëruar disa javë më parë, ndërsa mësohet se diskutimi sot mes tyre do të zgjasë 45 minuta, por ende nuk dihet nëse do të bëhen të njohura për publikun temat e diskutimit mes tyre.

Për këtë takim, disa ditë para se të nisej për në Uashington, Rama shkoi dhe në ambasadën amerikane, duke zhvilluar një takim edhe me ambasadoren Yuri Kim, e cila i dha porositë e saj lidhur me pikat “kyçe” ku kreu i qeveriës duhej të fokusohej gjatë bashkëbisedimit.  Takimi i datës 15 shkurt do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe Antony Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G, ndërsa dje kreu i qeverisë takoi në SHBA dhe sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres.

LAJMI KRYESOR: Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Rama: Historike. Presidenti: Presim bashkëpunim

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike antony blinken edi rama edi rama në shba antony blinken edi rama edi rama në shba

Sondazh

Poll