Aktualitet

“Dimë të nxjerrim dhe armët e rënda”/ Stërvitja me predha 155 mm, NATO i përgjigjet Rusisë

15 Shkurt 2022, 16:03 Nga DOSJA
“Dimë të nxjerrim dhe armët e rënda”/

LETONI- Forcat e NATO-s në Letoni kanë publikuar pamje nga një stërvitje që kanë kryer gjatë ditës së sotme ushtarët nga shtetet e ndryshme të aleancës të pozicionuara në kampin “Āda ži”, ku pjesë e të cilëve janë edhe ushtarët shqiptarë. Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara në rrjetin social në “Facebook”, ushtarët sot janë stërvitur duke përdorur topa të mëdhenj, si për të dhënë një mesazh. 

“Ndonjëherë duhet të nxjerrësh armët e mëdha. Trajnime si ky lejojnë grupin tonë të betejës NATO të përmirësojë aftësitë tona, të rrisë kohezionin dhe të bëhemi #Tëfortësëbashku,”– shkruhet në faqen e forcave të NATO-s në Letoni.

POSTIMI I PLOTË:

Prej disa vitesh, pasi Rusia vendosi që të ushtronte presion mbi Europën, si kundërpërgjigje, NATO vendosi që të ngrejë një kamp në Letoni, ku pjesë janë edhe Forcat e Armatosura Shqiptare.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kampi ne letoni konflikti rusi-ukraine kampi ne letoni konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll