Aktualitet

MSH: 3 humbje jete nga Covid dhe 449 infektime të reja

15 Shkurt 2022, 16:30 Nga DOSJA
MSH: 3 humbje jete nga Covid dhe 449 infektime të reja

TIRANË– 3 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus. Një qytetar nga Kurbini 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç dhe një qytetare nga Tepelena 83 vjeç nuk kanë mundur dot që t’i mbijetojnë infektimit me koronavirus dhe kanë ndërruar jetë. Në bilancin e 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se janë kryer 2,789 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 449 qytetarë. Janë 7,542 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 105 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 884 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,975 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH-së:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,789 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 449 qytetarë, në këto bashki: 164 në Tiranë, 28 në Sarandë, 24 në Fier, 22 në Durrës, 21 në Berat, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastër, 13 në Shkodër, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Kamëz, 7 në Kavajë, Delvinë, Pogradec, Gramsh, 5 në Pukë, Lezhë, Selenicë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Tepelenë, 3 në Malësi e Madhe, Himarë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Tropojë, Mirditë, Shijak, Krujë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Devoll, Korçë, Poliçan, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Kurbin, Vorë, Rrogozhinë, Dibër, Këlcyrë, Maliq, Dimal, Prrenjas.

Janë 7,542 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 105 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kurbini 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç dhe një qytetare nga Tepelena 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 884 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,975 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 449
Të shëruar në 24 orë 884
Të shtruar në spitale 105
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,789

Testime totale 1,717,318
Raste pozitive 268,940
Raste të shëruara 257,975
Raste Aktive 7,542
Humbje jete 3,423

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2443
Fier 1090
Gjirokastër 708
Vlorë 630
Elbasan 611
Berat 512
Shkodër 499

Lezhë 350
Durrës 256
Korçë 212
Kukës 188
Dibër 43

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bilanci i c covid ne shqiperi bilanci i c covid ne shqiperi

Sondazh

Poll