Aktualitet

Garon Ibrahimi i KLP e Dvorani/ Kuvendi publikon kandidatët për vendin në Kushtetuese

15 Shkurt 2022, 15:47 Nga DOSJA
Garon Ibrahimi i KLP e Dvorani/ Kuvendi publikon kandidatët për vendin

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, pas përfundimit të afatit të gjyqtarit Altin Binaj. Në listën e Kuvendit janë publikuar 9 emra, mes tyre edhe disa shumë të njohur, figura shumë të përmendura së fundmi, si përshembull kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimit dhe Ardian Dvorani, i cili pak kohë më parë mori çmim nga Departamenti Amerikan i Shtetit si “Kampion Kundër Korrupsionit”. Anëtari që do të zërë vendin e gjyqtarit Altin Binaj do të ketë mandate 9 vjeçar, por të gjithë emrat që kanë kandiduar do të shkojnë fillimisht në Këshillimin e Emërimeve në Drejtësi, institucion ky që do të bëjë vlerësim profesional dhe do të bëjë renditjen në bazë të kritereve. Më pas emrat do të hidhen për votim në Parlament.

Lista e PLOTË kandidatëve është:

1- Ardita Buna( Alsula)

2- Ardian Dvorani

3- Arta Vorpsi

4- Besnik Dervishi

5- Elca Miha

6- Gent Ibrahimi

7- Juliana Latifi

8- Mariana Semini( Tutulani)

9- Maksim Qoku

NJOFTIMI: 

Kuvendi i Shqipërisë, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, z. Altin Binaj, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “b”, 179 të Kushtetutës, nenet 7, pika 2, 7/a, 7/c, dhe 7/dh, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

Shpalli më datën 16.01.2022, hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant (vakancë e plotë me mandat 9-vjeçar) për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit z. Altin Binaj, në datën 02.05.2022, shpallur me vendimin nr. 41, datë, 22.12.2021, të Gjykatës Kushtetuese. Afati i aplikimit ishte deri në datën 14.02.2022.

Në përfundim të këtij afati, lista e kandidatëve që kanë shprehur interes për të kandiduar për vendin vakant (vakancë e plotë me mandat 9-vjeçar) për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese,me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit z. Altin Binaj, në datën 02.05.2022, shpallur me vendimin nr. 41, datë, 22.12.2021, të Gjykatës Kushtetuese, është si më poshtë: 1- Ardita Buna( Alsula); 2- Ardian Dvorani; 3- Arta Vorpsi; 4- Besnik Dervishi; 5- Elca Miha; 6- Gent Ibrahimi; 7- Juliana Latifi; 8- Mariana Semini( Tutulani); 9- Maksim Qoku. Lista e kandidatëve, bashkë me dokumentacionin përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese tirane vakancat në gjykatën kushtetuese gjykata kushtetuese tirane vakancat në gjykatën kushtetuese

Sondazh

Poll