Aktualitet

Takim në Shkodër/ Berisha: Anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, Doshi lule para Ramës

15 Shkurt 2022, 14:43 Nga DOSJA
Takim në Shkodër/ Berisha: Anulojmë Ligjin e Arsimit të

SHKODËR – Ish-kryeministri Sali Berisha u takua me një grup intelektualësh dhe përfaqësuesish të qytetit të Shkodrës pasditen e sotme. I shoqëruar nga kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Bardh Spahia, Berisha dëgjoi shqetësimet e qytetarëve të Shkodrës lidhur me çështje të ndryshme. Fillimisht, ai akuzoi kryetarin aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha për largimin dhe spastrimin e figurave që kanë kontribuar prej vitesh në selinë blu, si: Jozefina Topalli dhe Arben Imami. Sipas tij, Basha vuan kompleksin e inferioritetit përballë tyre.

Më tej, lideri historik i PD theksoi se zgjedhja e ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami si drejtuesi i fushatës për “Shtëpinë e Lirisë” në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit erdhi nga demokratët mbështetës të Komisionit të Rithemelimit të PD, jo nga vetë ai. Nga ana tjetër, Berisha premtoi se PD do të hapet ndaj të gjithë intelektualëve dhe vlerave qytetare për t’u përballur në të ardhmen me qeverinë socialiste.

Lidhur me problemin e arsimit të lartë, ish-kryetari i PD në vitet 1991-2013 premtoi se do të rrëzojë Ligjin e Arsimit të miratuar nga mazhoranca socialiste pasi ka penalizuar shumë familje që të arsimojnë fëmijët e tyre për shkak të tarifave të larta arsimore. Më tej, ai u kërkoi pedagogëve të Fakultetit Filologjik të Shkodrës që të kërkojnë heqjen e rregullave të ashpra të Kongresit të Drejtshkrimit në gjuhën shqipe, pasi është mënjanuar përdorimi i gegërishtes. Berisha tha se kërkon një përdorim sa më të larmishëm të gjuhës shqipe. Ai shtoi se janë harruar veprat e autorëve si Ndre Mjeda, Filip Shiroka dhe të autorëve të tjerë kosovarë.

Për sa i përket turizmit malor, ish-kryeministri tha se do të bëhet e pamundura që të shfrytëzohen të gjitha potencialet turistike nga Thethi deri në Velipojë. Ai theksoi se turizmi malor në në veri të Shqipëri është sezonal dhe jo i zhvilluar përgjatë vitit.

Shqetësimit të një fermeri për ndarjen e gabuar të pronave në Shqipëri, dhe pasojat që vuan prej tij shoqëria dhe ekonomia, Berisha iu përgjigj se kjo ka ardhur si pasojë ndërhyrjes së mafies. Ai deklaroi se mafia ka marrë në dorë tapitë e tokave. Në këtë rast, ish-kryeministri mori për shembull Kadastrën e Vlorës, ku janë ndërruar brenda një kohe të shkurtër 8 drejtorë të tij për shkak të elementëve kriminalë që sfidojnë shtetin. Lideri historik tha se ky fenonem do të marrë fund kur ai të zgjidhet kryeministër i Shqipërisë.

Më tej, Berisha foli dhe për çështjen e ndërtimit të hidrocentraleve në zonat natyrore. Ai nuk u shpreh kundër tyre, por kërkoi që të respektohet rregullat e mbrojtjes së mjedisit. Për këtë, ish-kryeministri solli si shembull hidrocentralin e Ashtës në Shkodër, ku dhe peshku noton normalisht në kanalin e tij, shtoi ish-kryeministri.

Ish-lideri demokrat foli dhe për kryetarin e Partisë Socialdemokrate Tom Doshi. Ai tha se ish-deputeti nuk është më i keq sesa kryeministri Edi Rama, përkundrazi e quajti “lule” para shefit të qeverisë. Megjithatë, pretendimet se Doshi nuk ka lidhje me Partinë Socialiste, Berisha i krahasoi me aludimet se në shkretëtirë mund të gjenden eskimezë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Berisha në Shkodër: Tom Doshi është lule para Edi Ramës

Hidrocentralet, Berisha: Mund të ndërtohen në Alpe burime energjie pa prishur peisazhin

“Turizmi malor s’është aty ku duhet”, Berisha: Rama ka treguar 30 herë fototekën e Marubit

Aktorja-Berishës: Bashës i kam shkuar pas, mund të bëjmë qeveri vetë me të rinj shkodranë

“Të hiqen ‘prangat’ e Kongresit të Drejtshkrimit”, Berisha: U varros letërsia e Mjedës

Imami drejton fushatën e Spahisë në Shkodër, Berisha: E kërkuan këtu, s’ishte propozimi im

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gjobitet lulzim basha sali berisha ne shkoder tom doshi zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars gjobitet lulzim basha sali berisha ne shkoder tom doshi zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll