Politike

Tre ditë pas zgjedhjeve, PS mbledh Kryesinë, Rama: Analizë dhe asamble brenda Korrikut

3 Korrik 2019, 07:46 Nga DOSJA
Tre ditë pas zgjedhjeve, PS mbledh Kryesinë, Rama: Analizë dhe

TIRANË– Ditën e sotme, në selinë e PS-së është mbledhur Kryesia e Partisë për të diskutuar lidhur me situatën politike.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në fokus të mbledhjes ka qënë rezultati i zgjedhjeve të 30 qershorit dhe shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

I pari që ka marrë fjalën ka qënë kryeministri Edi Rama, i cili ka folur për 30 qershorin dhe procesin që e shoqëron atë.

“Do kemi mbledhje dhe analiza me asambletë e PS-së në çdo bashki. Pas këtij proceci do të ketë mbledhje të Asamblesë të PS-së brenda Korrikut,“- mësohet se ka thënë Rama.

Më tej gjatë mbledhjes kanë vijuar diskutimet për rezultatet zgjedhore dhe ecurinë e procesit të konstituimit të këshillave bashkiake dhe kryetarëve të rinj.

Sa i përket shkarkimit të presidentit Ilir Meta, burime nga kryesia bëjnë me dije se të hënën në seancë do të ngrihet Komisioni Hetimor, i cili do të vijojë me procedurat.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta mbledhja e kryesise se ps ps ps shkakarkon metën zgjedhjet lokale 2019 ilir meta mbledhja e kryesise se ps ps ps shkakarkon metën zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll