Editorial

Djegia mandateve/ Flet kandidati Preç Zogaj: Nuk e kam firmosur ende vendimin, s’do e këshilloja (VIDEO)

21 Shkurt 2019, 07:12 Nga DOSJA
Djegia mandateve/ Flet kandidati Preç Zogaj: Nuk e kam firmosur ende

Mbrëmjen e djeshme, të ftuar në emisionin “Opinion”,  dy kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, Fitim Zekthi dhe Preç Zogaj kanë folur se a do e djegin apo jo ata mandatin e deputetit, pasi janë në listat e kanididatëve të PD-së. 

“Ju keni firmosur të hiqni dorë nga mandati?”.  Kjo ka qenë pyetja e Fevziut  ku Zekthi ka deklauar se ka votuar pa mëdyshje për djegien e mandatit edhe pse është në listë për të qenë deputet. 

“Unë s’kam mandat por procedura kërkon që ata që janë në listë të marrin mandatet. Ne i kemi paraprirë kërkesës së KQZ-së. Kam firmosur edhe unë për dorëzimin e mandatit, edhe pse  nuk kam mandat. Procedura do që të marrim mandate nga KQZ, ndërkohë që ne kemi nënshkruar për të mos e marrë”, u shpreh ai.

Ndërsa Preç Zogaj, edhe ky kanididat për deputet është shprehur se nuk ka qenë plotësisht dakord për djegien e mandateve.

“Unë nuk kam firmosur akoma. Kam vënë në dijeni kryetarin që do ta zbatoj vendimin pavarësisht se nuk do t’ja kisha këshilluar këtë gjë. Nuk kam qenë në mbledhje por e kam vënë në dijeni për vendimin. Kam shprehur disa mendime të miat që nuk do ta kisha këshilluar këtë gjë”, ka thënë Zogaj.

Një ditë më parë deputetët e opozitës firmosën lënien e mandateve dhe vendi pritet të jetë pa opozitë parlamentare. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial djegia e mandateve fitim zekthi preç zogaj djegia e mandateve fitim zekthi preç zogaj

Sondazh

Poll

Editorial 20 Shkurt 2019, 21:45

Karburanti i fundit, për të djegur Shqipërinë

Sali Berishës nesër i duhet një arkivol. Së paku një i vdekur. Pas dështimit të protestës së 16 shkurtit dhe planit të tij për të përsëritur një gjakderdhje në ...

Editorial 20 Shkurt 2019, 20:04

Sa mundësi ka që Rama të japë dorëheqje?!

Vendimi i Opozitës së Bashkuar për djegien e mandateve të deputetëve, që sipas tyre shihet si zgjidhja e vetme për kthimin e ligjshmërisë, ka vënë në lëvizje nd...

Editorial 20 Shkurt 2019, 07:43

Si duhet lexuar mesazhi i fortë i amerikanëve?

Deklarata e sotme e Ambasadës amerikane kundër djegjes së mandateve nga opozita, po shpërndahet me efektin e një bombe në mediat online. Dhe jo fare pa shkak, b...