Editorial

Sa mundësi ka që Rama të japë dorëheqje?!

20 Shkurt 2019, 20:04 Nga DOSJA
Sa mundësi ka që Rama të japë dorëheqje?!

Vendimi i Opozitës së Bashkuar për djegien e mandateve të deputetëve, që sipas tyre shihet si zgjidhja e vetme për kthimin e ligjshmërisë, ka vënë në lëvizje ndërkombëtarët. Ata kanë bërë thirrje që deputetët të tërhiqen nga ky vendim.

Po ashtu, kjo lëvizje e fundit e Opozitës së Bashkuar, e ndërmarrë pas protestës së 16 shkurtit, si duket ka gjetur të papërgatitur Kryeministrin Edi Rama.

Sot Kryeministria ka qenë e “paralizuar”, ndërsa ndryshe nga herët e tjera nuk ka bërë asnjë njoftim, nuk ka shpërndarë asnjë nga takimet e regjistruara të Ramës nëpër biznese, takime që është ishin planifukuar për sot. Gjatë ditës së sotme, ‘heshtja’ e shefit të qeverisë ka shkaktuar shumë thashetheme. Një ndër këto thashetheme është ai i një dorëheqjeje të mundshme të tij, që qarkullon nën zë dhe me frikë.

Kjo heshtje e madhe nga ana e Kryeministrisë shkon deri aty, sa prej orësh nuk dihet as vendndodhja e shefit të qeverisë, ndërsa deputetët e Opozitës njëri pas tjetrit firmosin dorëheqjen nga mandati.

Ndërsa nga ana tjetër nesër kryeministri Rama nuk do të jetë në Gjirokastër, siç ishte planifikuar në kuadër të turit “Bashkia që duam”, por do të jetë në Tiranë. 

Dorëheqja e Ramës është e vështirë për t’u menduar, aq më tepër kur kujtojmë deklaratën e tij ku thotë se largohet kur do ai, e jo kur ia kërkojnë. Por ajo që mund të themi është se djegia e mandateve nga Opozita i ka shkaktuar një shqetësim të madh. Kjo duket edhe nga ndryshimi i axhendës krejt papritur, apo edhe ‘heshtja’ e tij gjatë ditës së sotme. Opozita zien, ndërkombëtarët reagojnë, kurse Rama ka ‘humbur’.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial djegia e mandateve te opozites dorëheqja edi rama djegia e mandateve te opozites dorëheqja edi rama

Sondazh

Poll

Editorial 20 Shkurt 2019, 07:43

Si duhet lexuar mesazhi i fortë i amerikanëve?

Deklarata e sotme e Ambasadës amerikane kundër djegjes së mandateve nga opozita, po shpërndahet me efektin e një bombe në mediat online. Dhe jo fare pa shkak, b...

Editorial 19 Shkurt 2019, 11:32

Djegia e mandateve, “e keqja” e domosdoshme

Vendimi radikal i PD për të djegur mandatet e deputetëve, si reagimi i vetëm për t’u përballur me një qeverisje autokratike, ka ngritur dilema të mëdha brenda k...

Editorial 18 Shkurt 2019, 14:57

Mandatet që mund të djegin PD!

Ka disa kohë që në opinion përflitet djegia e mandateve nga ana e PD-së.Një pjesë e militantëve të saj të sinqertë e shohin si një shenjë radikalizmi të liderit...