Editorial

Kush janë opozitarët që u lanë me ‘ujin e bekuar’ të socialistëve dhe s’kanë frikë nga SPAK

19 Shkurt 2019, 18:31 Nga DOSJA
Kush janë opozitarët që u lanë me ‘ujin e

TIRANË- Prej ditësh kryefjalë e aktualitetit poltik është vendimi i opozitës për të djegur mandatet e fituara në zgjedhjet vendore të 2017-ës.

Pas pretendimeve për vjedhje votash, oligarkësh që përfitojnë shuma marramendëse dhe një qeverie të inkriminuar, opozita vendosi të djegë mandatet për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, vendi duhet të udhëhiqet nga një qeveri teknike dhe zgjedhjet lokale dhe vendore të zhvillohen në të njëjtën kohë.

Por pretendimet e opozitës nuk kanë përfunduar pa u komentuar nga rivalët e tyre politikë të PS-së. I pari që reagoi në lidhje me vendimin e opozitës ishte zv.kryeministri Erion Braçe dhe pas tij, numri 1 grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Të dy, bënë “fajtor” reformën në Drejtësi, SPAK, BKH dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për djegien e mandateve. Sipas tyre, opozita ka frikë nga hetimet dhe për këtë arsye duan destabilitet në vend në mënyrë që reformat e ndërmarra nga qeveria të shtyhen dhe të pengojnë integrimin e vendit në BE.

Pse digjen tani? Sepse nuk i bëjnë më dot asgjë Reformës në Drejtësi; As SPAK-ut e as BKH-së, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Lartë, të gjitha në punë shumë shpejt! Mekanizmi kushtetues çmonton bllokimin e Kuvendit. Të parëndësishëm shumë shpejt! Arsye e fortë apo jo?!Vetëdjegia buron nga dëshperimi i madh!,”– shkruante Braçe.

Ndërsa Balla shkruante se: Shqiptarët në 2017 na dhanë një mandat për të çuar përpara Drejtësinë e Re. Bojkoti i radhës i PD dhe LSI i maskuar si djegie mandatesh është përpjekja e radhës për të bllokuar SPAK dhe BKH. Në parlament do të votojmë strukturat e KLGJ dhe KLP. Ja pse PD dhe LSI po agravohen dhe po sulmojnë institucionet.

Por sipas socialistëve jo të gjithë opozitarët janë “personazhet e këqinj” që duan destabilitetin në vend.

Rikujtojmë opozitarët e mirë dhe që nuk kishin aspak frikë nga reformat madje për guximin e treguar u “shpërblyen” me poste të rëndësishme.

Renditja:

Lefter Maliqi-  Zv.drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve

Majlinda Bregu- Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëkëpunim Rajonal

Ridvan Bode- Anëtar i Këshillit të Mbikqyrjes të Bankës së Shqipërisë

Jozefina Topalli-  Eksperte e misionit të OSBE-së në Malin e Zi

Mesa duket për maxhorancën, një “dorë” njerëzish nga opozita janë të drejtë dhe nuk kanë asnjë mëkat mbi ta. Ndoshta kur pranohet një post i dhënë nga PS-ja është njësoj sikur të lahesh në ujë të bekuar dhe “mëkatet” e politikës zhduken. Mbetet për t’u parë pas ngritjes së SPAK dhe BKH se kush janë figurat e politikës shqiptare që do të bien në “rrjetën” e drejtësisë.  Ndoshta maxhoranca është e larë nga mëkatet me ujin e bekuar…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial djegia e mandateve te opozites erjon brace jozefina topalli lefter maliqi majlinda bregu ridvan bode taulant balla djegia e mandateve te opozites erjon brace jozefina topalli lefter maliqi majlinda bregu ridvan bode taulant balla

Sondazh

Poll

Editorial 19 Shkurt 2019, 11:32

Djegia e mandateve, “e keqja” e domosdoshme

Vendimi radikal i PD për të djegur mandatet e deputetëve, si reagimi i vetëm për t’u përballur me një qeverisje autokratike, ka ngritur dilema të mëdha brenda k...

Editorial 18 Shkurt 2019, 14:57

Mandatet që mund të djegin PD!

Ka disa kohë që në opinion përflitet djegia e mandateve nga ana e PD-së.Një pjesë e militantëve të saj të sinqertë e shohin si një shenjë radikalizmi të liderit...

Editorial 16 Shkurt 2019, 21:37

Ja që dhe mund të mos vrasësh protestues!

Nuk kam ndonjë emocion nga dhuna e protestuesve. Në demonstrata politike të vërteta, ajo është e pashmangshme dhe në protesta të sajuara, si kjo e sotme, ajo ës...