Editorial

Çudia në dokumentet e 60-vjeçares, bashkëshortin ja bëjnë baba (Video)

19 Shkurt 2019, 20:23 Nga DOSJA
Çudia në dokumentet e 60-vjeçares, bashkëshortin ja

Nuk janë të pakta rastet që të moshuarit pasi kanë punuar një jetë nuk mund të gezojnë pensionin e pleqërisë për shkak të ngatërresave nga më të ndryshme që ndodhin në zyrat e shtetit, por rasti që emisioni “BOOM” në Rtv Ora Neës denoncoi sot është i padëgjuar më parë.

Zyrako Banushaj, banuese në Vlorë shkoi për të dorëzuar dokumentet e pensionit por mbeti pa fjalë kur Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Vlorë e njoftoi se dosja është kthyer për rishqyrtim nga Tirana pasi atësia e saj është shënuar gabim. Në vitet e punës të cilat zonja Banushaj i kishte në Fier në dokumenta rezulton se bashkëshortin ia kishin berë baba, pra në atësi nuk figuronte emri i babait Selim por emri i bashkëshortit Hetem.

Sikur të mos mjaftonte ky fakt, 6 vite të tjera nuk i njihen zonjës Zyrako pasi figuron e regjistruar me emrin Noçe në koperative. Ky ka qenë emri i përkëdhelisë që e thërrisnin prindërit kur ishte e vogël.

“Kam bërë dokumentat e pensionit, më thanë që ty nuk të figuron babai yt por të figuron burri baba.Më thanë hajde pas një muaji e gjysmë të marr përgjigjen e pensionit. Shkoj dhe pyes, më thonë të është kthyer dosja prapë. Me emrin Noçe nuk përfiton pension tha se emrin e ke Zyrako. Dosja erdhi 10 herë në Tiranë, nuk e panë ata në fillim?

Kur kam lindur më ka regjistruar gjyshi me emrin e nënës së tij Zyrako por ngaqë më përkëdhelnin më thërrisnin Noçe, në shkollë e kisha Zyrako. Në moshën 15-16 vjeç që i nxirrnin në koperativë më kishin shkruar me emrin Noçe. Tani nuk më njohin Noçen. Më thonë që do shkosh të hapësh gjyq.Ça do më vërtetojë gjyqi, më thotë më sill babanë, nuk e kam, nënën nuk e kam, gjyshin nuk e kam. Kam hallat, motrat e babait.Noçe më thërrasin në telefon.Burri më thërret Zyrako,”– tha Zyrako Banushaj.

“Nuk më erdhi mirë kur pashë që më kishin bërë babain e bashkëshortes, është mungesë logjike e institucioneve që drejtojnë. E padëgjuar ndonjëherë,”– vioji më tej bashkëshorti i Banushajt.

Gazetarja e “BOOM” shkoi në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore të Vlorës dhe specialistë nga ky institucion thonë se duhet bërë një ankesë te Agjencia e Sigurimeve Shoqërore. Së bashku me zonjën Zyrako, gazetarja e “BOOM” dorëzoi ankimimin me shpresën që të vijë një përgjigje pozitive nga Tirana, pas shqyrtimit të ankesës./Marrë nga Ora news

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial cudira shqiptare gabim ne dokumente hetem banushaj zyraku banushaj cudira shqiptare gabim ne dokumente hetem banushaj zyraku banushaj

Sondazh

Poll

Editorial 19 Shkurt 2019, 11:32

Djegia e mandateve, “e keqja” e domosdoshme

Vendimi radikal i PD për të djegur mandatet e deputetëve, si reagimi i vetëm për t’u përballur me një qeverisje autokratike, ka ngritur dilema të mëdha brenda k...

Editorial 18 Shkurt 2019, 14:57

Mandatet që mund të djegin PD!

Ka disa kohë që në opinion përflitet djegia e mandateve nga ana e PD-së.Një pjesë e militantëve të saj të sinqertë e shohin si një shenjë radikalizmi të liderit...