Politike

Administratori i inceneratorit: Prodhojmë energji por s’e shesim, s’e njeh OSHEE

15 Shkurt 2022, 12:42 Nga DOSJA
Administratori i inceneratorit: Prodhojmë energji por s’e shesim,

Arben Pëllumbi: Më falni këmbëngul, nëse kontratat janë zbatuar është puna jonë, por jo për të hetuar bilancin e kompanisë, është puna e tjetërkujt të shohë nëse janë me humbje apo jo. Nejse, ju si e gjetën kompaninë, punonte ishte në funksion?

Arjan Baci: Po, ishte funsional, bëhej incenerimi.

Arben Pëllumbi: Vazhdon edhe sot të prodhojë energji elektrike impianti i përpunimit të mbetjeve në Elbasan.

Arjan Baci: Në momentet që flasim, gjendja financiare e shoqërise Albtech ishte zero, por ndërmerren të gjitha hapat konkretë për të vazhduar punën

Arben Pëllumbi: Ju përmendët një shifër 13 mijë që është hedhur në rrjet, është përdorur nga OSHEE?

Arjan Baci: Po, është përdorur, sipas kontratës është një pikë lidhjeje, ka matësa që e tregojnë eksportin e energjisë në këtë impaint.

Arben Pëllumbi: Matësi me dy drejtime funksionon? Ka pas funksionuar? Si e gjetët ju?

Arjan Baci: Po, ka funksionuar gjithmonë, edhe sot.

Arben Pëllumbi: Sipas mendimit tuaj, a ishte gati kompania për t’ju dorëzuar Bashkisë Tiranë

Arjan Baci: Mendoj se po sepse bashkitë e qarkut të Elbasanit kanë krijuar një shoqëri për të marrë nën trajtin këtë kompani.

Arben Pëllumbi: Nëse do të ishte dorëzuar bashkisë së Elbasanit do të kishte interes për nes se sa lekë ka në llogari

Arjan Baci: Jo

Arben Pëllumbi: Ajo ishte bërë gati, sado që të kishte janë të vetat

Arjan Baci: Ta përfundojë zot Pëlummbi

Arben Pëllumbi: Jo, nën vazhdimin tuaj…Dy gjëra janë me rëndësi për impiantin në Elbasan, a ishte funksional dhe a hidhte në rrjet energji elektrike.

Arjan Baci: Po

Jorida Tabaku: Meqë duhet t’i bëjmë pyetjet dy herë, a shitet energjia

Arjan Baci: Jo nuk ka arkëtim nga përdorimi i energjisë

Helidon Bushati: Keni dokument që jua njeh OSHEE-ja?

Arjan Baci: Jo nuk kemi gjë sepse s’ka çmim.

Vijon…

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll