Politike

U administrojnë pasuritë, Arapi e Baci s’njohin Zoton e Gugallin: I dëgjuam nga Gjykata

15 Shkurt 2022, 12:30 Nga DOSJA
U administrojnë pasuritë, Arapi e Baci s’njohin Zoton e

Jorida Tabaku: Kush ju ka emëruar në këto dy kompani?

Faraudin Arapi: Unë jam Faraudin Arapi, Administrator i shoqerisë “Intergrated Technology Servis” shpk, jam emëruar më datë 13 dhjetor të vitit 2021 ddhe deri më tani vijoj të kryej të njëjtën detyrë. Unë bashkëm e kolegun timë kemi marrë përsipër të mirëadministrojmë me efikasiset pasuritë e zotërinjve që tashmë janë në ndjekje, Klodian Zoto dhe Stela Gugalli dhe jemi në një fazë që kemi marrë në administrim plotësisht të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të tyre. Jam i gatshëm tu përgjigjem pyetjeve.

Jorida Tabaku: Arjan Baci është administrator i shoqërisë “Albtek Enrgy” shpk?

Arjan Baci: Po jam emëruar në vitin 2021. Nga ajo kohë deri më tani menaxhojmë pasuritë

Jorida Tabaku: Për sqarim të dy menaxhojnë dy kompanitë që zotëronin Klodian Zoton e Stela Gugallën. A i njihni personalisht

Faraudin Arapi: Jo, për herë të parë i kam dëgjuar pas vendimit të gjykatës.

Arjan Baci: Jo, nuk i njoh

Jorida Tabaku: A është në funksion inceneratori?

Faraudin Arapi: Në momentin që është marrë në dorëzim, inceneratori ka qenë në punë, ka kryer incenerim e djegie të mbetjeve, energjia e prodhuar e fakton këtë gjë. Ky incinerator merr energji dhe shumicën e kohës eksporton. Diferenca është diku tek 6 milion e 700 mijë.

Jorida Tabaku: Kompania nuk është e licencuar nga ERE, si administrohet për energjinë?

Faraudin Arapi: Nuk di ta them, ERE nuk ka rënë dakort për çmimin, pasi pretendon se këto lloj impiantesh, kur prodhimi i energjisë është më pak se 2 mvat…prandaj ka ngelur kontrata e shitjes së energjisë elektrike pezul. Vendimi është komisionuar dhe i ka dhënë të drejtëshoqërisë Albtech dhe është kërkuar që të vendoset çmimi.

Jorida Tabaku: Ndoshta është teknike por ka pasur një vlerë abuzive, ERE nuk është përfshirë në vendosjen e çmimit të energjisë elektrike dhe shitja uk realizohet, mosmarrëveshja është në gjykatë. Në bilancet që kam marrë nga QKB ju besoj e keni parë shëndtin financiar të kompanisë, kompania ka deklaruar fitim dhe ka bërë një shpërndarje dividenti 2 mln euro, kur ka ende shpenzime të mbartura e s;ka mbyllur bilancet.

Faraudin Arapi: Më falni, mund të bëj një sqarim, për cilën është

Jorida Tabaku: Për Albtech

Arjan Baci: Ok, atëherë nga të dhënat financiare që kemi marrë, rezulton që shoqëria ka mjete financiare të pakonsiderueshme, gati në zero. Nuk di të them për bilancin e 2020 sepse nuk është në dorën time.

vijon…

(fm/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll