Politike

‘Jam në fushatë’/ Kërkesa e Sefës merret parasysh, Gjykata shtyn seancën për statutin e PD

15 Shkurt 2022, 12:57 Nga DOSJA
‘Jam në fushatë’/ Kërkesa e Sefës merret

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka shtyrë ditën e sotme seancën e planifikuar për vendimin e statutit të Partisë Demokratike. Përfaqësuesi i PD, Indrit Sefa, i cili është edhe kandidat për zgjedhjet e 6 marsit në Bashkinë e Lushnjes ishte ai që kërkoi që seanca të shtyhet, duke qënë se nuk vinte dot, me arsyetimin se ishte shumë i zënë me fushatën. Seanca e radhës u vendos të zhvillohet me datë 18 shkurt në orën 14:00.

“Ne lidhje me kerkesen e gjykuar sot dt. 15.02.2022 ora 13:30, prane gjyqtare z. Blerina Muça, u vendos: shtyrja e seances me date 18.03.2022 ora 14:00“, thuhet në vendim.

Gjykata e Tiranës caktoi 15 shkurtin si datën për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për ndryshimin e statusit të partisë në Kuvendin e 17 korrikut 2021. Ndryshimet në statutin e PD janë propozuar nga vetë kreu Lulzim Basha.

Indrit Sefa është zgjedhur nga Partia Demokratike si kandidati që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit, që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit.

Kreu i PD, Lulzim Basha propozoi 11 ndryshime, duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve.

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gjykata e tiranes indrit sefa gjykata e tiranes indrit sefa

Sondazh

Poll