Politike

Rritja e çmimit të karburanteve, Meta me “Konfindustrinë”: Të ngrihet komision hetimor

15 Shkurt 2022, 12:21 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të karburanteve, Meta me

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në Presidencë administratorin e Përgjithshëm të “Konfindustrisë” Gjergj Buxhukun. Kreu i shtetit kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen e rritjes së karburanteve, kërkesë e bërë nga “Konfindustria”. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se duhet të hetohet se si funksioni tregu i hidrokarbureve dhe mënryën se si kanë vepruar agjensitë rregullatore. Ai shtoi se duhet të ndalohen oligopolet në tregun e hidrokarbureve dhe të merren masa ligjore në mbrojtje të interesit publik.

POSTIMI I ILIR METËS:
Një takim i frytshëm me Administratorin e Përgjithshëm të “Konfindustria”, z.Gjergj Buxhuku për të diskutuar për situatën tepër kritike të rritjes së çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike në vend, me pasoja shkatërruese afatshkurtra dhe afatgjata për qytetarët shqiptarë dhe ekonominë kombëtare.

Nisur nga rëndësia e veçantë për ekonominë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, e përkrah fuqimisht kërkesën e “Konfindustria” drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për tregun strategjik të karburanteve, si dhe punën e agjensive rregullatore, efektiviteti i të cilave ka qenë tepër i ulët në mbrojtje të interesit qytetar.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta konfindustria albania rritja e cmimit te hidrokarbureve ilir meta konfindustria albania rritja e cmimit te hidrokarbureve

Sondazh

Poll