Politike

Akuzat e Berishës për Bashën! PD: Ditë e re, mashtrim i ri, iu janë shtuar hallet

15 Shkurt 2022, 11:59 Nga DOSJA
Akuzat e Berishës për Bashën! PD: Ditë e re, mashtrim i ri,

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave që u bënë ditën e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha për kreun aktual të partisë, Lulzim Bashën. PD thotë se Berisha ka çdo ditë mashtrime të reja e se po përdor kandidatët e tij për hallet që ai ka. PD shton se Berishës, sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shtohen edhe mashtrimet, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë pretendimet që janë ngritur.

‘Siç bëri kur si një frikacak tha se do votonte kundër e kur erdhi koha e votës iku si burracak. Demokratët e dinë se ai ka hallin e tij, ashtu se si edhe me 8 janar, qëllimi i tij është shkatërrimi i Partisë Demokratike. Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse mbështet Berishën e Metën, mban Ramën.’- thuhet më tej.

REAGIMI I PLOTË I PD:

Ditë e re, mashtrim i ri. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij. Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër prandaj kudo është ai, si kandidat, si kryetar, si udhëheqës, sa edhe Enver Hoxha do i’a kishte zili. Edhe emrat e pseudokandidatëve i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri kur si një frikacak tha se do votonte kundër e kur erdhi koha e votës iku si burracak. Demokratët e dinë se ai ka hallin e tij, ashtu se si edhe me 8 janar, qëllimi i tij është shkatërrimi i Partisë Demokratike. Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse mbështet Berishën e Metën, mban Ramën.

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë. Nga Shkodra, Berisha tha se Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të merret në pyetje edhe një herë tjetër nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen ‘Toyota Yaris’. Këtë herë, Berisha shtoi se Basha do të pyetet në pozita krejt të tjera, duke mos shtuar më tepër informacione. Po ashtu, lideri historik i PD-së u bëri thirrje fermerëve që të ngrihen në protesta.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike partia demokratike sali berisha partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll