Politike

Meta ironizon reformën në drejtësi: Ramaforma, “krijimtari” e papërmbajtshme e timonierit

3 Korrik 2019, 06:40 Nga DOSJA
Meta ironizon reformën në drejtësi: Ramaforma,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur ditën duke ironizuar reformën në drejtësi dhe kryeministrin Edi Rama. Kur na ndajnë edhe pak ditë nga tre vjetori i miratimit të reformës, Meta e cilëson atë si një “Ramaformë’.

“Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme,”– shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë: 

Mirëmëngjes të dashur qytetarë!

Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.

Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura.

Ditën e djeshme, për 60 minuta, Ilir Meta sot doli kundër të gjithëve. Ambasadorë, ndërkombëtarë, anti-perëndim, George Soros dhe kryeministër i papërgjegjshëm ishin disa nga temat e presidentit. Ai zgjedhjet e 30 qershorit i quajti një turp  dhe tha se ndërkombëtarët mbështesin Ramën.  Meta propozoi që më 13 tetor vendi të zhvillojë 3 palë zgjedhje.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta meta kunde te gjitheve reforma ne drejtesi edi rama ilir meta meta kunde te gjitheve reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll