Aktualitet

VD-Berisha paralajmëron:Basha do pyetet edhe një herë tjetër nga belgët, në pozita të tjera

15 Shkurt 2022, 10:58 Nga DOSJA
VD-Berisha paralajmëron:Basha do pyetet edhe një herë tjetër

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se kryetari i Partisë Demokratike do të merret në pyetje edhe një herë tjetër nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen ‘Toyota Yaris’. I pranishëm në një takim me fermerët e njësisë administrative Ana e Malit, Berisha tha se herën tjetër Basha do të pyetet në pozita krejt të tjera, duke mos shtuar më tepër informacione.


“Është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare. Nëse ti, zyrtar, ngrihesh dhe dekonspiron një operacion të policisë belge, gjermane, italiane e shqiptare, ligjet e të gjitha këtyre vendeve të kapin, për bashkëpunëtor. Edi Rama ja mbylli dosjen për dekonspirim, që i hapi prokuroria, por belgët nuk ja mbyllën. Belgët erdhën për së dyti, dhe e patë sa i thartur doli, e vërteta është se herën e tretë ai do jetë në pozita krejt tjera, siç do ta merrni vesh shumë shpejt,”- tha Berisha.

Pasditen e 10 shkurtit, belgët morën në pyetje për dy orë e 20 minuta kryedemokratin Lulzim Basha nën cilësinë e personit në dijeni për ardhjen e 3.4 milionë eurove në Shqipëri, para që u sekuestruan në vitin 2018.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama lulzim basha prokuroret belge ne tirane sali berisha edi rama lulzim basha prokuroret belge ne tirane sali berisha

Sondazh

Poll