Aktualitet

Shkatërroi kamerën e sigurisë së paraburgimit, i vihen prangat 33-vjeçarit në Gjirokastër

15 Shkurt 2022, 08:15 Nga DOSJA
Shkatërroi kamerën e sigurisë së paraburgimit, i vihen

GJIROKASTËR– Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi ka kundërshtuar efektivët. Mësohet se personi me inicialet O.C, 33-vjeç u ndalua fillimisht për shkak të një konflikti që kishte pasur me një person tjetër në lagjen “18 Shtatori”. I riu ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Pasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, 33-vjeçari ka shkatërruar kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit

NJOFTIMI:

Kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe shkatërroi kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit në Komisariat, vihet në pranga 33-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin O. C., 33 vjeç, banues në lagjen Cfakë, Gjirokastër. Ky shtetas, gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Pasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, 33-vjeçari ka shkatërruar kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit. Materialet në ngarkim të shtetasit O. C. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 33-vjecari ne gjirokaster gjirokaster arrestohet 33-vjecari ne gjirokaster gjirokaster

Sondazh

Poll