Aktualitet

“U nxeh kur i thashë mashtrues”/ Banorja e “5 majit” për Maznikun: Mirë që s’na goditi

15 Shkurt 2022, 06:24 Nga DOSJA
“U nxeh kur i thashë mashtrues”/ Banorja e “5

TIRANË– Banorja e ‘5 Majit’, Loreta Nikolli ka deklaruar se nën kryetarari i Bashkisë Arbjan Mazniku u nxeh kur u quajt mashtrues. Dy banoret e lagjes 5 maji, që protestojnë për shembjen e banesave, Nënë Liza dhe Loreta Nikolli, ishin të ftuara mbrëmjen e kaluar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ato deklaruan se nuk firmosin marrëveshje me Bashkinë, pa e marrë shtëpinë në vendin ku e kishin dhe treguan prapaskenat e përplasjeve me autoritetet.

BISEDA:

Ylli Rakipi: Cfarë ju ka ofruar Bashkia e Tiranës dhe për cfarë nuk keni rënë dakord ju?

Loreta Nikolli: Ishte një marrëveshje paraprake premtimi, që në të ardhmen premtohej që do të merreshin metra. Ishte pa datë. Me Maznikun kam patur përplasje shumë të fortë. Ai u nxeh shumë keq kur i thashë je mashtrues. Këto janë fjalët ekzakte. Thotë në të ardhmen ju premtoj që do t’ju japë metrat që keni!

Arjan Curri: Pra interesi i shtetit është t’i shtyjë këto banorë të firmosin, ndaj një këshilë, mos firmosni pa avokat. Mos firmosni, prisni disa vite. Zgjasin ca, por merret shpërblimi i drejtë nga gjykata.

Ylli Rakipi: Me kryetarin e Bshkisë je takuar?

Nënë Liza: Jo ai nuk pranon të na takojë.

Loreta Nikolli: Mazniku është super mashtrues, mirë që nuk na goditi ai kur i thashë mashtrues. Më drejtoi gishtin, i thashë ul duart!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arbian mazniku nene liza arbian mazniku nene liza

Sondazh

Poll