Bota

Zjarr i madh në Ferizaj, digjet i gjithë supermarketi, policia: Zjarrëfikësja punoi 4 orë

15 Shkurt 2022, 06:52 Nga DOSJA
Zjarr i madh në Ferizaj, digjet i gjithë supermarketi, policia:

KOSOVË-Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotën në qytetin e Ferizajt. Si pasojë një supermarket është djegur pothuajse i tëri. Fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar, por dëmet materiale ishin të mëdha. Gjithçka që ka pasur brenda objektit të marketit, është bërë shkrumb e hi.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se ekipet e policisë zjarrfikësve qëndruan në vendin e ngjarjes deri pas orës 4 të mëngjesit. Veseli ka konfirmuar se nga shpërthimi i zjarrit në Ferizaj nuk ka persona të lënduar.

“Zjarri e ka kapluar pothuajse të gjithë objektin. Ekipet e zjarrfikësve kanë qëndruar aty deri pas orës 4, pasi është hapësirë goxha e madhe. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Veseli.

Veseli tha se rasti është hapur si “Incident zjarri”, ndërkaq sot do të vazhdojnë hetimet për të gjetur shkakun që ka çuar deri në shpërthimin e zjarrit.

“Rasti është cilësuar si “Incident zjarri”. Hetimet janë duke vazhduar, sot do të dalin ekipet tjera për të kryer hetimet rreth shkaqeve të zjarrit”, ka deklaruar Veseli.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora digjet supermarketi ne kosove kosove zjarr ne kosove digjet supermarketi ne kosove kosove zjarr ne kosove

Sondazh

Poll